Sipas policisë janë arrestuar dy meshkuj, të moshës 20 dhe 22 vjeç.
Të rinjtë u arrestuan mëngjesin e sotëm pasi dyshohet se kanë kryer aktin terrorist.
Për të bërë të mundur arrestimin e tyre policia ka përdorur eksploziv.
Policia njoftoi se numri i të dyshuarve për sulmin në Mançester që janë arrestuar ka shkuar në 11 persona.
Shpërthimi në arenën Mançester, të hënën, para përfundimit të koncertit të pop yllit amerikan Ariana Grande la të vrarë 22 persona dhe më shumë se 60 të plagosur.
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com