Tabaku: Lufta kundër korrupsionit të kthehet në prioritet kombëtar! Nuk mund të presim zbulimin e pagesave poshtë dyshekut të një ish zyrtareje
Deputetja e PD, Jorida Tabaku
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku shprehet se u ka kërkuar deputetëve të opozitës dhe mazhorancës që të votojnë projektligjet që ajo paraqiti ditën e djeshme lidhur me Koncesionet dhe investimet strategjike.
Nëpërmjet një postimi në facebook, Tabaku shkruan se këto propozime bazoheshin në rritjen e transparencës dhe përgjegjësisë personale sa i takon koncesioneve të firmosura nga një person që mban post publik. Mes këtyre propozimeve ishte edhe skualifikimi nga gara për tender e kompanive të regjistruara offshore.
“Rritja e transparencës duke publikuar dokumentet e plota dhe të përhershme në Agjencinë e Trajtimit të Koncesioneve/PPP-ve. Rritja e përgjegjësisë personale; çdokush që mban një post publik jo vetëm që duhet të mbajë përgjegjësi personale për veprimet por njëkohësisht edhe duhet të përgjigjet për veprimet dhe mosveprimet. Prandaj amendimet janë menduar për të forcuar edhe më tej përgjegjësinë personale, me parimin e forcimit të refuzimit të individit për të kryer një vepër korruptive. Forcimi i kontrollit të Raporteve Financiare. Çdo kompanie që kërkon të fitojë një Koncesion Publik duhet të publikojë dhe të vërtetojë se disponon së paku 50% të ardhurave të projektit dhe se burimi i atyre të ardhurave të jetë i ligjshëm”- shprehet Tabaku.
Ndërsa mes të tjerash, teksa theksoi se lufta ndaj korrupsionit duhet të kthehet në prioritet kombëtar, Tabaku përmend edhe rastin e Alda Klosit, duke u shprehur se drejtësia nuk duhet të presë që zyrtareve publike t’u zbulohen rastësisht paratë e fshehura.
“Lufta ndaj korrupsionit duhet të kthehet në prioritet kombëtar! Sot, nuk presim dot rastin të nxjerrë pagesat poshtë dyshekut të një ish zyrtareje; ose të bëhet statistikë. Ne duhet të udhëheqim dhe tregojmë përmes akteve qëllimet tona dhe synimet tona si opozitë për të dëshmuar ku dallojmë nga mazhoranca dhe mbi të gjitha qeveria”-përfundon Tabaku.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
LIVE- Përplasje në Kuvend, 'mollë sherri' Bashkim Ulaj dhe interpelanca me Ballukun! Shehaj bllokon 4 orë foltoren, Spiropali e përjashtoi, Noka e shtyn me forcë
19 Dhjetor 2024, 08:07
-
Mero Baze: SPAK dhe si një radiografi e demokracisë në PD
18 Dhjetor 2024, 22:31
-
Berisha: Komision Hetimor për Portin e Durrësit dhe interpelancë! Falje e gjobave dhe kamatë-vonesave për energjinë! Akuza dhe Dumanit
18 Dhjetor 2024, 13:40
-
Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë
18 Dhjetor 2024, 12:30
-
'Të gjithë le ta marrin një diplomë', Berisha kërkon t'i kthejë Universitetet 'han pa porta'
18 Dhjetor 2024, 11:06
-
PD: Të zgjerohet falja e gjobave, paratë mbrapsht kujt pagoi! Fshini detyrimet për ujë e drita dhe gjobat e policisë
18 Dhjetor 2024, 10:51
-
Dorian Teliti sulmon kryebashkiakun e PD, Fisnik Qosja: Kavaja, një qytet i vdekur
18 Dhjetor 2024, 10:02
-
SHBA edhe një herë 'Jo' Berishës/ Valteri: I vdekur, i pakallur! Tafani: Mesazhi i qartë, 'Mos shkoni tek PD-ja'! Kulluri: Amerikanët kanë problem këtu korrupsionin dhe krimin
17 Dhjetor 2024, 21:41
-
'Nuk ka më protesta klasike', Korreshi në Frontline: Berisha po vijon betejën për non-gratën! Nuk ka marrëveshje me PS-në
17 Dhjetor 2024, 20:12
-
Ironia e Spahiut: Trump do i heq dekoratën Dumanit dhe Dvoranit, për t’ja dhënë të dyja Berishës
17 Dhjetor 2024, 19:43
-
SHBA mesazh të prerë për Berishën/ Basha në 'Studio Live' tregon 2 grupet që i shkojnë pas kryetarit PD! Përpiqet të mashtrojë militantët, ndërkohë ka aleancë me Ramën
17 Dhjetor 2024, 18:37
-
Ben Andoni: Politika nuk i njeh më shqiptarët
17 Dhjetor 2024, 17:42