Një zyrtar i ministrisë franceze të mbrojtjes tha se NATO-ja nuk duhet të mbyllë sytë lidhur me sjelljen e fundit të Turqisë ndaj aleatëve të saj, duke akuzuar marinën turke për provokimin e një anijeje franceze që ishte në një mision të NATO-s.
Një zyrtar i lartë turk mohoi akuzën, duke thënë se “asgjë e tillë” nuk kishte ndodhur.
Ministrat e mbrojtjes të NATO-s do të zhvillojnë një takim virtual këtë javë në klimën e tensioneve në rritje midis Parisit dhe Ankarasë. Dy aleatët kanë shkëmbyer kritika për krizën në Libi, duke akuzuar njëri-tjetrin se mbështesin palët kundërshtare në konfliktin e atjeshëm.
Duke folur përpara takimit, zyrtari francez i mbrojtjes tha se ishte koha që NATO-ja të zhvillojë një diskutim të sinqertë për Turqinë dhe sjelljen e saj – jo vetëm në Libi, por edhe për çështje të tjera si blerja e sistemeve ruse të mbrojtjes S-400 dhe bllokimi i planeve të mbrojtjes së NATO-s për Balltikun dhe Poloninë.
“Ne kemi njohur momente të ndërlikuara në aleancë, por nuk mund të sillemi si struci dhe nuk mund të pretendojmë se në NATO nuk ka asnjë problem me Turqinë. Ne duhet ta shohim atë, ta themi dhe ta trajtojmë”, tha ai.
Një zyrtar i lartë turk e hodhi poshtë akuzën, duke thënë se forcat franceze kishin kërkuar të kontrollonin një anije turke në ujërat ndërkombëtare “dhe kjo nuk u ishte lejuar”.
Ai tha se Turqia nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim provokues apo agresiv për të parandaluar këtë. Megjithatë, tha zyrtari, “ne presim që aleatët të tregojnë të njëjtin mirëkuptim dhe ndjeshmëri ndaj marinës turke dhe pranisë së saj.”
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Medvedev kërcënon zyrtarët e NATO-s, pas vrasjes së gjeneralit rus
18 Dhjetor 2024, 16:43
-
'Jeni zgjedhur pa asnjë kushëri dhe parti', Rama me stafin civil e ushtarak shqiptar në NATO: Kushedi sa italianë e gjermanë keni lënë pa punë
17 Dhjetor 2024, 19:50
-
Kryeministri Rama takim me kreun e NATO-s Mark Rutte: Mbështetës i paepur i Shqipërisë
17 Dhjetor 2024, 17:40
-
Shefi i NATO-s për sulmin në Ibër-Lepenc: Përgjegjësit të sillen para drejtësisë
16 Dhjetor 2024, 18:25
-
Detajet nga mbledhja e Kuvendeve Shqipëri-Kosovë më 20 dhjetor, në fokus koordinimi i agjendës kombëtare
16 Dhjetor 2024, 10:46
-
Lufta në Ukrainë/ Krisafi: Rusia ka pritshmëri që Trump t'i ofrojë territoret ukrainase, Europa pritet t’i dalë kundër! Rutte kërkon ta zgjojë për luftë
13 Dhjetor 2024, 19:40
-
Presidenti Macron emëron Francois Bayrou si kryeministrin e ri të Francës pas rënies së qeverisë Barnier
13 Dhjetor 2024, 13:10
-
'S’jam politikan i salloneve dhe biskotave', Ali Ahmeti: Nuk lejoj të preket ligji për gjuhën shqipe
13 Dhjetor 2024, 10:34
-
Rusia i afrohet qytetit kyç të Ukrainës, teksa Zelensky e viziton vijën e frontit
12 Dhjetor 2024, 22:07
-
Shefi i NATO-s: Nëse Putin fiton në Ukrainë, do mësyjë Europën! Ka ardhur koha ta kemi një mendësi lufte
12 Dhjetor 2024, 18:06
-
40 mijë trupa të NATO-s në Ukrainë, zbulohet plani francez dhe polak për luftën
12 Dhjetor 2024, 17:15
-
Sveçla: Pjesëtarë të Listës Serbe janë të përfshirë në trazira të vazhdueshme në veri
10 Dhjetor 2024, 16:31
Turqit rrace e poshter
PërgjigjuB*3, ke te drejte. Franca eshte nga te paktet shtete hipokrite. Eshte ajo qe e ka themeluar karten e te drejtave te njeriut, dhe eshte ajo qe e ka shkelur dhe e shkel ne menyre te vazhdueshme duke patur koloni te medhaja dikur, e tani duke shpikur luftra cdo 30-40 vjet nga Vietnami e tani ne Afriken Veriore. Pa llogaritur frymen anti shqiptaret qe ka patur dhe vazhdon te kete p. Historikisht shtet filosllav e filoserb.
Përgjigjute ishte gjall enveri ,do tja bente 8 me 2 turqis e frances. kishim nendetese ne ate kohe. kishim unitetin parti-popull.
PërgjigjuHajde Franca, kruaje po ta mbajti, kurve shtet (mgjs kam shume respekt per popullin e thjesht francez). Franca hedh gurin dhe fsheh doren, pastaj vjen Amerika apo Gjermania te qetesojne konfliktet neper bote qe krijon Franca. Franca te shohi territorin e vete se si shume po e kruan me Turqine keto kohet e fundit. Shtet shovinist, shtet vella me Serbin historikisht. Franca e krijoi "pranveren arabe" dhe sot e kesaj dite po e heqin ne kurriz popujt arabe e europa. E c'kusur e kishin dhe e kishim? Uroj nje dite qe Zoti ta ndeshkoj ate shtet dhelper!
Përgjigju