Në lidhje me situatën e krijuar në veri të Kosovës Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi një bisedë telefonike me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Sipas një njoftimi të Presidencës Presidenti përshëndeti vendimin e matur që autoritetet e Kosovës morën në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, për të shtyrë zbatimin e vendimit të reciprocitetit me Serbinë për çështjet e dakordësuara më herët. Kreu i shtetit nënvizoi se vendimi shmangu një provokim të rëndë për stabilitetin e Kosovës, veçanërisht në këtë situatë të ngarkuar me kërcënime e rreziqe të mëdha e të shtuara, për paqen dhe sigurinë e rajonin tonë pas agresionit rus në Ukrainë.
Presidenti i Republikës nënvizoi se, Kosova është tashmë një realitet i pakthyeshëm politik, kontribuues për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe sovraniteti i saj mbetet i pacënueshëm. Presidenti i Republikës tha se i bashkohet thirrjes së aleatëve në NATO dhe partnerëve ndërkombëtare për vijimin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.
“Vetëm nëpërmjet një dialogu konstruktiv dhe intensiv do të mund të adresohen drejtë të gjitha çështjet e hapura mes Kosovës dhe Serbisë. Shqipëria do të vijojë të kontribuojë me të gjitha mundësitë dhe kapacitetet e saj për ruajtjen e paqes dhe stabilietit në rajon, si dhe të mbështesë fuqishëm vijimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.” – nënvizoi Presidenti Begaj gjatë bisedës telefonike me Presidenten Osmani.
Lajmi kryesor:
Tensionet në Veri, Rama: Kosova ka të drejtë, Serbia të zbatojë marrëveshjen! Presidenti Begaj: U shmang një provokim
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ambasada e SHBA tha se nuk do punonte me persona 'non grata'/ Berisha: E shkroi Yuri Kim! Pëllumbesha Spirogjoka trembet nga 5 milionshi
19 Dhjetor 2024, 13:05
-
Mandarinat me pesticide, Kosova merr masat e para! Kontrolle në kufi dhe testim për çdo ngarkesë
19 Dhjetor 2024, 11:25
-
Vjosa Osmani e zemëruar me BE pas samitit të Ballkanit Perëndimor
19 Dhjetor 2024, 11:17
-
Rama: Vota e diasporës premtim i realizuar, shërbimet do i ofrojmë me Inteligjencë Artificiale! Marrëveshja me Greqinë për pensionet e vështirë
19 Dhjetor 2024, 10:07
-
Dialogu/ Petkoviç: Komisioni i Përbashkët për personat e zhdukur nis punën në janar, Kosova s'do që të hapë arkivat e UÇK
19 Dhjetor 2024, 09:56
-
Organizata civile: Peticion për ndryshimin e emrit të Kosovës në Dardani
19 Dhjetor 2024, 09:45
-
Namir Lapardhaja: Unë jam Zoti juaj më i lartë!
19 Dhjetor 2024, 09:16
-
Samiti/ Rama: Një ditë afrimi i mëtejshëm me Europën, u mbështet fuqimisht plani ynë me KE për mbylljen e negociatave në fund të vitit 2027 (FOTOT)
19 Dhjetor 2024, 09:00
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Costa: Duhet të krijojmë kushtet për zgjerim, por integrimi në bazë të meritës! Von der Leyen: 300 mln euro për reformat
18 Dhjetor 2024, 20:25
-
Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia
18 Dhjetor 2024, 17:06
-
Shqipëria dhe Kosova mbledhje të përbashkët Kuvendi më 20 dhjetor në Prishtinë, axhenda! Nga Rama te Kurti, ja politikanët që do mbajnë fjalime
18 Dhjetor 2024, 17:03
-
Haxhi Shala dhe Sabit Jonuzi pranojnë fajësinë para gjykatës në Hagë
18 Dhjetor 2024, 15:58