Një tërmet me magnitudë 7.4 ballë të shkallës Rihter ka goditur ishujt Kermadec dhe Oqeanin Paqësor duke shkaktuar paralajmërim për Cunam.
Ministria e Mbrojtjes dhe Menaxhimi i Emergjencave në Zelandën e Re lëshoi një paralajmërim ku u bëri thirrje njerëzve të largoheshin nga plazhi pasi priten rryma të forta dhe të rrezikshme.
Autoritetet thonë se Zelanda e Re mund ta shmangë Cunamin.
Ashpërsia e rrymave dhe rritja e valës mund të jetë e paparashikueshme në orët e ardhshme.
Qendra Paralajmëruese e Cunamit na Havai lëshoi një deklaratë duke paralajmëruar se një kërcënim për cunam ekziston për pjesët e Paqësorit që janë më afër vendit ku ndodhi tërmeti.
Deri më tani nuk ka ndonjë kërcënim për Australinë.
Komente
![](https://news.shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)