Një javë e mbushur me emocion dhe kreativitet pritet të zbulohet në kryeqytetin shqiptar, ku ngjarja “OneMinuteMonologue-Balkan Focus” do të nisë nga e diela, më 10 nëntor pikershit ne qytetin e Tiranes i cili së fundmi po kthehet në një epiqender për botën e filmit. Organizuar nga Agjencia e Indusgrisë Kreative të Bashkisë së Tiranës, FILMMAKERS EUROPE dhe kompania e mirenjohur me fame botërore Spotlight do të mbledhë 37 aktorë ndërkombëtarë dhe 6 drejtorë kastingu të famshëm, duke ofruar një mundësi unike për të njohur dhe zhvilluar talente nga Ballkani.
Ky edicion i parë do t’i dedikohet një trajnimi intensiv të cilin do ta drejtojnë emra të njohur në industrinë e filmit të cilet sot bashkëpunojnë me platforma të rëndësishme si Netflix, HBO, WarnerBross, sic jane Ellen Sofie Michelsen, Lana Veenker, Marina Wijn, Maurilio Mangano, Sofia Dimopoulou dhe Timka Grin. Pjesëmarrësit do të përfitojnë nga një trajnim tre-ditor, i cili do t’i ndihmojë ata të përmirësojnë aftësitë e tyre në teknikat e self-taping, audicioneve dhe strategjive për të rritur vizibilitetin në arenën ndërkombëtare.
Kjo ngjarje nuk është vetëm një mundësi për aktorët që të zhvillojnë karrierat e tyre, por gjithashtu një shans për të treguar potencialin e artit filmik në rajon. Me angazhimin e organizatorëve për të tërhequr vëmendjen e profesionistëve të industrisë, “OneMinuteMonologue-Balkan Focus” synon të tregojë se Ballkani është plot me talente të jashtëzakonshme që meritojnë të njihen dhe t’i jepet një platformë për t’u shfaqur.
Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të eksplorojnë kulturën vibrante të Tiranës gjithashtu.
Tirana është gati për të treguar se sa shumë ka për të ofruar.
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Preu dorën në makinerinë e një fabrike vaji, ndërron jetë 65 vjeçari
19 Dhjetor 2024, 16:00
-
Tiranë/ Goditën me grusht dhe kërcënuan me thikë 38-vjeçarin, nis hetimi për të miturit
19 Dhjetor 2024, 14:48
-
Tiranë/ Goditi me grusht punonjësin e Policisë, arrestohet 23 vjeçari
19 Dhjetor 2024, 14:41
-
Veliaj inspektim në shkollat ‘Mustafa Greblleshi’ dhe ‘Sandër Prosi’: Me mure rrethuese dhe terrene të reja sportive për fëmijët
19 Dhjetor 2024, 14:06
-
Tiranë/ Shisnin paketa televizive në mënyrë pirate, arrestohen 5 administratorë subjektesh, 3 të tjerë në kërkim
19 Dhjetor 2024, 13:57
-
Tiranë/ Shpërndanin ekstazi në ish-Bllok dhe kthyen portalin në 'shtëpi bari', Gjykata lë në burg 4 gazetarët e portalit 'Publik.al' të Naim Nokës
19 Dhjetor 2024, 13:37
-
Trafikonin kanabis me postë nga SHBA e Tajlanda në Shqipëri, kamuflohej mes makaronave aziatike! 3 të arrestuar, 3 në kërkim (EMRAT+VIDEO)
19 Dhjetor 2024, 11:44
-
Tiranë, arrestohet 42 vjeçari afër shkollës së mesme të bashkuar në Krrabë, kanoste me thikë nxënësit
19 Dhjetor 2024, 10:04
-
Atentati ndaj kushëririt të Inez Hajrullës, i riu rëndë te Trauma! U qëllua me 50 plumba, autorët lëvizën me targa italiane të vjedhura (VIDEO)
19 Dhjetor 2024, 07:50
-
'Një nga ne'/ Kultivon qepë dhe sallatë, njihuni me Bujarin, fermerin e palodhur të Ndroqit: Nëse derdh djersë, merr diçka!
18 Dhjetor 2024, 20:03
-
Tiranë/ 7 objekte mësimore janë në proces ndërtimi ose rikonstruksioni
18 Dhjetor 2024, 18:28
-
'Studio Live'/ Qefalia: Shqipëria me hapat e duhur për në BE! Po mendohet shërbimi i detyrueshëm ushtarak! Sidi Hasanaj: Non-gratat përfaqësojnë interesat pro-ruse
18 Dhjetor 2024, 18:16