4 persona kanë rënë në pranga nga policia e Tiranës pasi akuzohen se kanë tentuar të ndihmojnë disa shtetas të huaj, kundrejt fitimit, për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin. Në kuadër të operacioni 'Pararoja 3' ranë në pranga Rafael Demaj, Enriko Gjonaj, Arnold Kërçi dhe Mehmet Bregu.
Gjithashtu është shpallur në kërkim organizatori. Sipas bluve pesë trafikantët u kishin marrë 7 klandestinëve nga 600€ për t’i kaluar në Bashkimin Evropian.
"Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, dhe shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme "Shqiponja", në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore të ndjekur me metoda speciale të hetimit, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, organizuan dhe finalizuan operacionin “Pararoja 3”. Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve R. D., 27 vjeç, E. Gj., 24 vjeç, A. K., 27 vjeç, dhe M. B., 46 vjeç, të katërt banues në Tiranë. Gjithashtu, u shpall në kërkim organizatori i kësaj veprimtarie kriminale, shtetasi D. Q., 38 vjeç", njofton policia.
Të arrestuarit janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në Vorë, duke transportuar me 2 automjete, 7 emigrantë, të cilëve, kundrejt pagesës 600 euro për person, iu kishin premtuar transportimin nga Konispoli në drejtim të Shkodrës dhe Kukësit, me qëllim kalimin e tyre në pikën kufitare me Malin e Zi dhe Kosovën, me destinacion final vendet e BE-së.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Preu dorën në makinerinë e një fabrike vaji, ndërron jetë 65 vjeçari
19 Dhjetor 2024, 16:00
-
Tiranë/ Goditën me grusht dhe kërcënuan me thikë 38-vjeçarin, nis hetimi për të miturit
19 Dhjetor 2024, 14:48
-
Tiranë/ Goditi me grusht punonjësin e Policisë, arrestohet 23 vjeçari
19 Dhjetor 2024, 14:41
-
Veliaj inspektim në shkollat ‘Mustafa Greblleshi’ dhe ‘Sandër Prosi’: Me mure rrethuese dhe terrene të reja sportive për fëmijët
19 Dhjetor 2024, 14:06
-
Tiranë/ Shisnin paketa televizive në mënyrë pirate, arrestohen 5 administratorë subjektesh, 3 të tjerë në kërkim
19 Dhjetor 2024, 13:57
-
Tiranë/ Shpërndanin ekstazi në ish-Bllok dhe kthyen portalin në 'shtëpi bari', Gjykata lë në burg 4 gazetarët e portalit 'Publik.al' të Naim Nokës
19 Dhjetor 2024, 13:37
-
Trafikonin kanabis me postë nga SHBA e Tajlanda në Shqipëri, kamuflohej mes makaronave aziatike! 3 të arrestuar, 3 në kërkim (EMRAT+VIDEO)
19 Dhjetor 2024, 11:44
-
Tiranë, arrestohet 42 vjeçari afër shkollës së mesme të bashkuar në Krrabë, kanoste me thikë nxënësit
19 Dhjetor 2024, 10:04
-
Atentati ndaj kushëririt të Inez Hajrullës, i riu rëndë te Trauma! U qëllua me 50 plumba, autorët lëvizën me targa italiane të vjedhura (VIDEO)
19 Dhjetor 2024, 07:50
-
'Një nga ne'/ Kultivon qepë dhe sallatë, njihuni me Bujarin, fermerin e palodhur të Ndroqit: Nëse derdh djersë, merr diçka!
18 Dhjetor 2024, 20:03
-
Tiranë/ 7 objekte mësimore janë në proces ndërtimi ose rikonstruksioni
18 Dhjetor 2024, 18:28
-
'Studio Live'/ Qefalia: Shqipëria me hapat e duhur për në BE! Po mendohet shërbimi i detyrueshëm ushtarak! Sidi Hasanaj: Non-gratat përfaqësojnë interesat pro-ruse
18 Dhjetor 2024, 18:16