Top 9, qytetet më të shtrenjtanë botë për të jetuar - Shqiptarja.com

Top 9, qytetet më të shtrenjta
në botë për të jetuar

Qytetet evropiane ia kanë arritur t’i sfidojnë kundërshtarët aziatik si vendet më të shtrenjta për të jetuar në botë, thotë një rënditje e re.

Ky indeks i ekzaminon qytetet më të lira dhe më të shtrenjta në botë duke i krahasuar faktorët si pagat dhe çmimet e më shumë se 150 sendeve,duke përfshirë bukën, verën, cigaret, derivatet, etj.
Kostoja e jetesës së çdo qyteti renditet në krahasim me Nju Jorkun, ku Nju Jorku ka një rezultat indeksi prej 100 pikëve dhe një pikë më shumë do të thotë 1 për qind rritje në kostot e jetesës.

Ky quhet Indeksi i Kostos së Jetesës në Botë.
Kostoja e jetesës në Azi është duke u rritur shumë shpejt ku qytetet si Singapori, Hong Kongu dhe Seuli, në dy renditjet e fundit qytetet aziatike kanë dominuar.

Sidoqoftë, më poshtë e gjeni renditjen e top nëntë qyteteve më të shtrenjta në botë për të jetuar.

9. Tel Aviv, Izrael – 103 pikë

8. Kopenhagë, Danimarkë – 105 pikë

7. Seul, Kore Jugore – 106 pikë

6. Gjenevë, Zvicër – 106 pikë

5. Oslo, Norvegji – 107 pikë

4. Hong Kong – 111 pikë

3. Zyrih, Zvicër – 112 pikë

2. Paris, Francë – 112 pikë

1. Singapor – 116 pikë
tel avivi
(Tel-Avivi)

hong-kong
(Hong-Kong)


e.gj/Shqiptarja.com

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit