Ish deputetja Jozefina Topalli gjatë prezantimit të partisë së saj Lëvizja për Ndryshim i ka dalë 'përballë' politikës shqiptare duke thënë se vendi nuk ka një alternativë.
Sipas saj Basha, Rama dhe Meta, bëjnë çdo gjë për të mbajtur monopolin politik, madje këtu shton se ka pasur shantazhe edhe kundrejt lëvizjes së re që po prezanton për të cilën ka mbetur pa fjalë. Ndërkaq këtë ajo e ka quajtur një taktikë shumë të vjetër.
"Fushata është kthyer në monopolin e 3 personave. Ata të tre shantazhohen për interesa private, dhe bëjnë paqe për karrigen. Këta të tre, vendosin se kush duhet të bëjë biznes me ata, kush duhet të punojë kush jo sa duhet të punojë sa duhet të marrë, kush duhet të rijë në këtë vend dhe kush duhet të ikë. Ata të 3 do bëjnë çdo gjë për të mbajtur monopolin politik, vendi është pa alternativë. Ata mendojnë se duke thënë të gënjeshtra do zhdukin të vërtetën e vërteta është liria jona (duartroket).
Sulmojnë dhe kërcënojnë me brutalitet edhe lëvizjen e këtyre të rinjve. Taktikë shumë e vjetër kjo. Fushata ka nisur më shume sesa kundër qeverisë është kundër një lëvizje që ende ska nisur. Të gjesh armikun te brezi i së ardhmes e te projekti i shpresë të lë pa fjalë. Sa për mua më kujton vetëm sulmin e vjetër", shtoi ajo.
Lajmi kryesor:
Topalli zyrtarizon partinë e re: Vendi peng i 3 kryetarëve, s'do hesht më! Në 25 prill s'ka më një Shqipëri të tyre
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria e Kosova nesër mbledhje të përbashkët të dy Kuvendeve, ‘përjashtohen’ Berisha e Basha! Lista e deputetëve pjesëmarrës
19 Dhjetor 2024, 14:16
-
Namir Lapardhaja: Unë jam Zoti juaj më i lartë!
19 Dhjetor 2024, 09:16
-
Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve/ Basha: Të lëmë pas korrupsionin dhe keqqeverisjen, në 11 maj bëhuni pjesë e ndryshimit
18 Dhjetor 2024, 16:22
-
Basha: T’i japim fund tangos personale, kush voton Berishën merr dhe Ramën në paketë dhe anasjelltas! Jo interesave të Trekëndëshit të Bermudës
18 Dhjetor 2024, 12:53
-
Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë
18 Dhjetor 2024, 12:30
-
Sulmet e Berishës ndaj Dumanit, Idajet Beqiri: Është në pozitë të vështirë! Saliu mund të prish provat pas lirimit nga 'arresti shtëpiak'
17 Dhjetor 2024, 19:26
-
SHBA mesazh të prerë për Berishën/ Basha në 'Studio Live' tregon 2 grupet që i shkojnë pas kryetarit PD! Përpiqet të mashtrojë militantët, ndërkohë ka aleancë me Ramën
17 Dhjetor 2024, 18:37
-
Nënës së Kryemadhit i kthehet vila te ‘Kodra e Diellit’, Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e banesës vetëm për deputeten e PL
17 Dhjetor 2024, 11:29
-
Meta: Gjykata Kushtetuese në krizë, narkoshteti po shkatërron sovranitetin e popullit
16 Dhjetor 2024, 20:57
-
Lirimi i Berishës shkon në Apel, Elezi: Non-grata nuk ishte inat personal! Minimin e demokracisë po e shohim! Gaba: Pas arrestimit të Metës, po intensifikohen përpjekjet anti-SPAK
16 Dhjetor 2024, 18:41
-
Iu sekuestruan vilat, Kryemadhi me bastun në Apelin e GJKKO: Më thanë dil nga shtëpia, do jetoj në çadër
16 Dhjetor 2024, 12:45
-
Ylli Pata: Shkaku real i bllokimit të primareve dhe zgjedhjeve brenda PD
15 Dhjetor 2024, 22:55