Lideri i Partisë Popullore Europiane (PPE), kryetari në ikje i Këshillit Europian, Donald Tusk në një reagim ndaj presidentit francez, Emmanuel Macron ka paralajmëruar se procesi i zgjerimit nuk guxon të jetë i dëmshëm për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. “Mund të pajtohem me Macron se procesi i zgjerimit ka nevojë për reformë, por jo në dëm të atyre vendeve. Kundërshtimi është gabim strategjik dhe gjeopolitik, pasi Unionit i duhet një Ballkan I qendrueshëm”, deklaroi Tusk gjatë një interviste për gazetën polake, “Gazeta viborça”. Tusk ka kritikuar Macron për shkak të bllokimit të fillimit të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke paralajmëruar se është diskutuar për një fillim formal të bisedimeve, ose për një sinjal pozitiv që i nevojitet Ballkanit Perëndimor, jo për një zgjerim.
“Nëse duhet të sillemi ndaj Macron njësoj si me çdo lider tjetër europian, atëherë ai duhet të ndjejë një përgjegjësi për mbarë Europën, jo vetëm për Francën. Kjo ka qenë karakteristikë e Angela Merkel. Çdokush gabon, por ajo gjithmonë ka menduar për Europën si tërësi dhe është e gatshme të sakrifikojë disa interesa të brendshme për të mbrojtur Europës si tërësi”, tha Tusk, shkruan ata. “Duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm në këtë moment kritik kur në Uashington për herë të parë, presidenti i vendit del hapur kundër BE-së, si një partner kundër Europës. Por, drejtuesit vijnë e shkojnë. Dhe nëse tani kemi probleme sezonale me Tramp, presidenti francez Macron, si një nga liderët më të rëndësishëm europian, duhet të shtojë përpjekjet për të ruajtur raportet tona me SHBA-në”, deklaroi Tusk.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Macron dhe Tusk këmbëngulin: Ukraina duhet të jetë në qendër të çdo bisede për paqe
12 Dhjetor 2024, 19:38
-
Zelensky i hapur për praninë e trupave të huaja në Ukrainë
9 Dhjetor 2024, 22:46
-
Francë/ Notre Dame hapet 5 vite pas zjarrit! Macron viziton katedralen e rindërtuar
29 Nëntor 2024, 14:03
-
Misioni diplomatik në Bruksel hap dyert për shqiptarët, Rama: Bëhu pjesë e 'Team Albania', kontribuo në anëtarësimin e vendit në BE
27 Nëntor 2024, 16:25
-
Rama: Komisioni antikorrupsion do të jetë i përhershëm, pikë referimi për të gjitha institucionet! Do na garantojë suksesin për anëtarësimin në BE
27 Nëntor 2024, 13:05
-
Lufta/ Tusk: Së shpejti data për armëpushim në Ukrainë
11 Nëntor 2024, 07:34
-
Pas takimit me Macron, Mickoski shprehet optimist për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut
9 Nëntor 2024, 09:04
-
Pse ka nevojë Europa për Shqipërinë? Shkrimtari austriak: Kryeministri Rama, interesant në politikën europiane! I vetmi kryetar shteti, artist
2 Nëntor 2024, 10:12
-
Alarmi i Ali Ahmetit: Po rrezikohen arritjet historike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut! Letër Ramës, Begajt, Kurtit, Osmanit e liderëve botërorë
27 Tetor 2024, 19:00
-
Orban pretendon se Qeveria polake është instaluar nga BE-ja
25 Tetor 2024, 14:46
-
Konferenca e Parisit: Një miliard dollarë për Libanin nga komuniteti ndërkombëtar
24 Tetor 2024, 18:37
-
Konferenca e Parisit/ Macron akuza Netanyahut: Nuk e mbroni qytetërimin duke mbjellë barbarizëm, lufta të përfundojë sa më shpejt!
24 Tetor 2024, 17:46