Ulja e çmimit të ‘Internet Roaming’ mes Evropës dhe Ballkanit Perëndimor, Rama: Hyri në fuqi më 1 tetor, e konkretizuam në samitin historik të dhjetorit në Tiranë
Kovaçevkski, Michel, Varhelyi, Rama, Osmani dhe Von der Leyen, foto arkiv
Pas pothuajse një viti që prej samitit të 6 dhjetorit në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka kujtuar se që prej 1 tetorit tashmë, çmimet e internetit ‘Roaming’ mes Evropës dhe Ballkanit Perëndimor janë uljur mesatarisht 99%.
Kjo marrëveshje, e firomosur në samitin historik të 6 dhjetorit, është në fakt një risi dhe ndihmë për qytetarët.
Qytetarët e Ballkanit Perëndimor do të mund të komunikojmë me telefonat celularë, me kosto shumë më të ulta, ndërsa udhëtojnë në vendet e Bashkimit Europian.
“MIRËMËNGJES
dhe me lajmin e mirë se prej 1 tetorit, çmimet e "Internetit Roaming" mes Europës dhe Ballkanit Perëndimor janë ulur mesatarisht deri 99%, të konkretizuar pas firmosjes së marrëveshjes në samitin historik të dhjetorit në Tiranë, ju uroj një ditë të mbarë”- shkruan Rama.
Kujtojmë se vendimi për uljen e shpenzimeve 'roaming' u mor në dhjetor të vitit të kaluar, gjatë takimit të nivelit të lartë BE- Ballkani Perëndimor, në Tiranë, falë një marrëveshjeje të nënshkruar nga operatorët e telekomunikacionit të BE-së dhe vendeve të rajonit e cila parashikon shuarjen e plotë të tarifave roaming brenda vitit 2027. Hapi i parë për zbutjen e tarifave roaming, u hodh nga vetë vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat që prej 1 korrikut të vitit 2021, i hoqën totalisht ato, për qytetarët e tyre që udhëtonin në vendet e Rajonit.
Marrëveshjet e nënshkruara në samitin e 6 dhjetorit në Tiranë (LEXO KËTU)
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Preu dorën në makinerinë e një fabrike vaji, ndërron jetë 65 vjeçari
19 Dhjetor 2024, 16:00
-
Tiranë/ Goditën me grusht dhe kërcënuan me thikë 38-vjeçarin, nis hetimi për të miturit
19 Dhjetor 2024, 14:48
-
Tiranë/ Goditi me grusht punonjësin e Policisë, arrestohet 23 vjeçari
19 Dhjetor 2024, 14:41
-
Veliaj inspektim në shkollat ‘Mustafa Greblleshi’ dhe ‘Sandër Prosi’: Me mure rrethuese dhe terrene të reja sportive për fëmijët
19 Dhjetor 2024, 14:06
-
Tiranë/ Shisnin paketa televizive në mënyrë pirate, arrestohen 5 administratorë subjektesh, 3 të tjerë në kërkim
19 Dhjetor 2024, 13:57
-
Tiranë/ Shpërndanin ekstazi në ish-Bllok dhe kthyen portalin në 'shtëpi bari', Gjykata lë në burg 4 gazetarët e portalit 'Publik.al' të Naim Nokës
19 Dhjetor 2024, 13:37
-
Ambasada e SHBA tha se nuk do punonte me persona 'non grata'/ Berisha: E shkroi Yuri Kim! Pëllumbesha Spirogjoka trembet nga 5 milionshi
19 Dhjetor 2024, 13:05
-
Trafikonin kanabis me postë nga SHBA e Tajlanda në Shqipëri, kamuflohej mes makaronave aziatike! 3 të arrestuar, 3 në kërkim (EMRAT+VIDEO)
19 Dhjetor 2024, 11:44
-
Rama: Vota e diasporës premtim i realizuar, shërbimet do i ofrojmë me Inteligjencë Artificiale! Marrëveshja me Greqinë për pensionet e vështirë
19 Dhjetor 2024, 10:07
-
Tiranë, arrestohet 42 vjeçari afër shkollës së mesme të bashkuar në Krrabë, kanoste me thikë nxënësit
19 Dhjetor 2024, 10:04
-
Namir Lapardhaja: Unë jam Zoti juaj më i lartë!
19 Dhjetor 2024, 09:16
-
Samiti/ Rama: Një ditë afrimi i mëtejshëm me Europën, u mbështet fuqimisht plani ynë me KE për mbylljen e negociatave në fund të vitit 2027 (FOTOT)
19 Dhjetor 2024, 09:00
Ne nje faqe qe reklamonte me renditje te gjitha shtetet e Evropes per gjerat me te mira qe kane si kultura,historia,ushqimi,turizmi,etj,Shqiperia ishte renditur aty nga mesi dhe gjeja me e spikatur per te cilesohej si nje nga vendet me rrjet interneti nga me te miret ne Evrope dhe ky vleresim ishte bere nga sontazh/studim i huaj,jo nga denglat e qeverise.S.d.q,gjykuar nga komentet e meposhtme,duket qe Vodafone e One paskan krijuar truste dhe kane eliminuar konkurencen duke nxjerre jashte loje lojtare te tjere ne kete fushe.Kjo eshte ceshtje per SPAK.
PërgjigjuOre dakort se per te miren tone eshte kjo puna e uljes se tarifafe. Bravo. Por futesh ne faqet zyrtare te Vodafone dhe One dhe tatifat nuk kane ndryshuar asnje cen. Tani si eshte puna? Kush po mashtron? Ose jane ulur ose jo? Politike dhe te shesim p… jemi te gjithe, por faktet jane kokforte. Tarifat jane aty, jane transparente dhe asgje juk ka ndryshuar…
PërgjigjuFaktikisht me ne si qytetar Shqiptar nuk na mbron askush nga hajnat vodafon e One kan ngel vetem kta te dy operator,i falemintun operatoret e tjere qe te pasurohen vetem kta te dy.Nuk kena ku ankohena offerta shum te shtrenjta si cmimi karburantit ma te shtrenjtet ne bote.One disa her me ka faturu lek padrejtesisht ca me ba......
PërgjigjuSamitin historik...Shif mër bq krijes se kan shku ofertat mujore të vodafon e One më shumë se në Gjermani,Spanj e kudo në EU.. 20 € në Shqipni 10gb e rroga 500 € maksimumii. Ke lon ne mjekër tbardh ti do me na i ngja Ismail Qemalit. Ik mër të QR politikan plena
Përgjigju