Ulja e numrit të lindjeve, Meta: Bonusi që jep qeveria i pamjaftueshëm, do hartojmë një program për të mbështetur familjet e reja
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas një raporti të INSTAT, në të cilin thuhet se në tremujorin e dytë të këtij viti ka një ulje të lindshmërisë krahasuar me një vit më parë. Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Meta thotë se shpopullimi po e plak Shqipërinë.
Sipas tij, bonusi i lindjes që jepet nga qeveria është shumë i ulët, në një kohë kur rritja e çmimeve të qirave, apo pagat e ulëta, po iu vështirësojnë jetën qytetarëve shqiptarë. Meta thotë se Partia e Lirisë do të hartojë një program për të mbështetur familjet e reja që do ta ndërtojnë të ardhmen këtu.
“Shpopullimi po e tkurr dhe po e plak Shqipërinë. Një tjetër tregues negativ për vitin 2022, ku për tre mujorin e dytë regjistrohen 14.8% lindje më pak. Për familjet e reja bonuset e lindjes janë shumë të ulëta, ndërkohë që korrupsioni, papunësia, pagat e ulëta, çmimet e papërballueshme të banesave, cilësia e dobët e edukimit dhe mungesa e perspektivës ja u bën jetesën të papërballueshme.
Partia e Lirisë si një forcë e përkushtuar për të çrrënjosur shkaqet e shpopullimit do të ketë një program të veçantë për të mbështetur fuqimisht familjet e reja, që të ndërtojnë të ardhmen këtu dhe të lindin me guxim dhe gëzim fëmijët e tyre në një vend të sigurt, që kujdeset me dashuri dhe përgjegjshmëri për të ardhmen e tij. Koha është tani për të rikthyer shpresën dhe besimin se Shqipëria ka diell për të gjithë dhe së pari për fëmijët e saj”, shkruan Meta.
Meta i referohet raportit të INSTAT, në të cili thuhet se tremujorin e dytë të këtij viti ka 14,8 % më pak lindje në krahasim me të njëjtën periudhë një vit më parë, me një shifër prej 5.384 foshnjash të lindura. Qarku me numrin më të lartë të lindjeve është Tirana me 1.940 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Gjirokastra me 85 lindje.
Aktualisht, bonusi i lindjes është 40 mijë lek për fëmijën e parë, 80 mijë lekë për fëmijën e dytë dhe 120 mijë lekë për fëmijën e tretë.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Namir Lapardhaja: Unë jam Zoti juaj më i lartë!
19 Dhjetor 2024, 09:16
-
Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë
18 Dhjetor 2024, 12:30
-
Sulmet e Berishës ndaj Dumanit, Idajet Beqiri: Është në pozitë të vështirë! Saliu mund të prish provat pas lirimit nga 'arresti shtëpiak'
17 Dhjetor 2024, 19:26
-
2024-a 'bilanc' negativ/ 1 në 4 biznese nëndeklaruan pagat! Gjysma e të punësuarve marrin deri në 2300 lekë në ditë
17 Dhjetor 2024, 16:05
-
Nënës së Kryemadhit i kthehet vila te ‘Kodra e Diellit’, Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e banesës vetëm për deputeten e PL
17 Dhjetor 2024, 11:29
-
Meta: Gjykata Kushtetuese në krizë, narkoshteti po shkatërron sovranitetin e popullit
16 Dhjetor 2024, 20:57
-
Iu sekuestruan vilat, Kryemadhi me bastun në Apelin e GJKKO: Më thanë dil nga shtëpia, do jetoj në çadër
16 Dhjetor 2024, 12:45
-
Blushi nga Fieri: Rama 'babai' i korrupsionit, Balluku duhet të ishte në burg! Meta u arrestua sepse i denoncoi, SPAK në kontroll të kryeministrit
15 Dhjetor 2024, 19:31
-
PL: Arrestimi i Metës do të çohet në Strasburg! U izolua padrejtësisht për të mos thënë të vërtetat
14 Dhjetor 2024, 15:30
-
Afro 20% e shqiptarëve në rrezik varfërie, kanë të ardhura ditore deri në 751 lekë! Gjendja do rëndohej nëse s’do ishin pensionet e skemat sociale
13 Dhjetor 2024, 20:29
-
VIDEO - Monika Kryemadhi në GjKKO, shpërthen ndaj gazetarëve: Na e morët shpirtin! S’na latë rehat me marr frymë
13 Dhjetor 2024, 13:36
-
34-vjetori i themelimit të PD, Meta uron Berishën nga burgu: PD më e bashkuar! 2025 do të jetë viti i një ndryshimi historik
12 Dhjetor 2024, 11:16
Shume bukur. Ktheji pasurite qe I ke grabitur ketij vendi dhe do mjaftoje per mbeshtetjen e familje e te reja e me teper Hipokrit dhe mashtrues ordiner
PërgjigjuLike,jo te gjithe shqipot kane mundesi t'i edukojne femijet ne Londer,jo te gjithe femijet kane babi dhe mami qe te kene pasuri e prona pa fund dhe te shesin cdo vit nga nje apt.jo do ku do,por mu ne qender te Tiranes me cmime qe tregojne ritjen e vleres se prones,sipas Lali Erit,jo te gjithe femijet e kane te siguruar te ardhmen me poste pellumbash sepse babi dhe mami jane pjese e elites. Jo te gjithe femijet mund te shohin me shprese ne te ardhmen,e te rrine ne vend,kur shohin se pleq te korruptuar e te konsumuar,nuk largohen nga postet,bile duan te rikthehen e te qendrojne perjetesisht ne ato karrige kur jane shume te larta!Shqipot dhe po te arrijne te lindin aty, ka me shume mundesi t'i rrisin femijet jashte,pikerisht per keto mundesi qe i gezon elita,por jo shumica dhe si rrjedhim,popullsia do te vazhdoje te plaket,po keshtu dhe shpopullimi i vendit do te vazhdoje.
PërgjigjuPo te kishe vjedhur ti dhe ky qe te uli ne ate karige me pak o plehre do kishte mbetur ndonje lek me shume te ritej ndoshta
PërgjigjuPo si e pamjaftueshme vetem ne 4 vitet e fundit eshte rritur me shume se dyfish
PërgjigjuKur do e hartoni o trim se sdo ju vij mundesia kurre te jeni ne pushtet
Përgjigjunuke te kuptojme ke shpres te vishe ne pushtet kete thua ,ore mbush mire ti o qe ske lene poste pa provuar ne politike keto 30 vjete dhe ase nje gje nuke bere vetem ke vjedhure e mashtruar
PërgjigjuEshte bere per gjynah i shkreti. Mbas 30 vjetesh qe provoi cdo karrige pushteti po i bie ndermend per hqallet e popullit. Shqetesohu per maskarrelleqet e tua o like qe po i vuajne cdo dite njerezit e thjeshte. Eshte teper vone per ty te luash akoma teater me popullin e atdheun tend te dashur.
Përgjigju