VD/Me 300 km/h në autostradën e
Madridit, arrestohet shoferi i Audi R8

Një video drithëruese ka kapur momentin kur një shofer filmon veten me 300 km/h me një supermakinë Audi R8 në një autostradë të Madridit, duke thyer rekordin spanjoll të shpejtësisë.

Policia lokale e ka arrestuar shoferin i cili e kishte filmuar veten gjatë një gare të paligjshme, ndërkohë që policia është vënë në kërkim të shoferit të veturës tjetër, e cila ishte gjithashtu një super-automjet.

Në video shihet teksa shoferi 39-vjeçar i Audit filmon veten teksa shpejtësia e makinës së tij sa vjen e rritet në mënyrë të pandalshme deri në limitin e frikshëm.

s.k/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit