VD/Shën Patriku, gjelbërimi
spektakolar i lumit të Çikagos

Sot është dita e Shën Patrikut, festa e irlandezëve, që e ka marrë emrin nga shenjtori me të njëjtin emër. Për irlandezët kjo është një festë që e ka fillimin rreth vitit 461, në një 17 mars, kur shenjtori Shën Patrik besohet se çoi fenë e krishterë në Irlandë.

Në Çikago, mijëra vetë ndoqën traditën e hedhjes së ngjyrës së gjelbër në lumin e qytetit ujërat e të cilit shndërrohen menjëherë në të gjelbër të ndezur fluoreshente për të paktën disa orë.

Me rastin e festës, çdo 17 mars, irlandezët në mbarë botën festojnë me parada, me banda nëpër rrugë që interpretojnë muzikë irlandeze dhe valltarë që kërcejnë nën tingujt e kësaj muzike.

s.k/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit