Vdiq me thikë në zemër, shokët e Martin Canit për Report Tv: Ishte futbollist i mirë, më tha jam zënë me dikë - Shqiptarja.com

Vdiq me thikë në zemër, shokët e Martin Canit për Report Tv: Ishte futbollist i mirë, më tha jam zënë me dikë


Para ndeshjes me Ukrainën në "Air Albania", për gazetarin Ernest Koçi të Report TV folën edhe dy shokët e Martin Canit, 14-vjeçarit që ishte pjesë e Dinamo U-15 dhe mbeti i vrarë me thikë në zemër pas një sherri mes adoleshentëve në Tiranë.

"E kam pasur shok lagjeje, ishte shumë djalë i mirë, rrija në lagje. Ishte djalë që rrinte me shokët dhe nuk ngacmonte njerëzit. Ishte një futbollist shumë i mirë, luante mirë", tha një prej shokëve të Canit.

"Ishte djali më i mirë. Ai foli në telefon me një shok, e priste pasdite, por pastaj nuk e hapi më telefonin. I thashë të mos zihej, shkoi të hënën dhe...", tregoi një tjetër shok i Martinit 14-vjeçar.


Lajmi kryesor:

Liga e Kombeve/ Shqipëria mposhtet 1-2 nga Ukraina në Tiranë, Kombëtarja mbyll Grupin B1 në vendin e fundit dhe rrëzohet në Ligën C


S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit