Kandidati i koalicionit të majtë Erion Veliaj deklaroi se Presidenti dhe drejtuesit e opozitës kanë vetëm tre mundësi. Duke folur nga Petrela ku bëri një bilanc të punëve të kryera në këto 4 vite, si dhe prezantoi disa nga punët e mira që e presin këtë zonë edhe në mandatin tjetër, Veliaj theksoi se këtë javë dy partitë opozitare kanë tre mundësi për të dalë nga qorrsaku ku janë futur.
“Ndërkohë që bëjmë rrugën e Krrabës, kemi Presidentin e Republikës që na ndalon të bëjmë rrugën e Lanës, na bllokon mundësinë që ne të marrim kredi, nuk na jep autorizimin që Banka Europiane e Investimeve të na japë shansin ta investojmë atë rrugë. Pra kemi një grup që jemi ne, që mundohen të çojnë rrugë në vendet më ekstreme, shkolla në fshatin më ekstrem dhe kemi një grup tjetër që o djeg shkollat, o bllokon rrugë. Tani, unë e kuptoj që ata e kanë humbur rrugën, unë e kuptoj që ata nuk gjejnë dot rrugëdalje, më vjen keq për PD dhe LSI, por ka 3 mundësi për ta. 3 mundësitë janë për të dalë nga ky qorrsokak ku janë futur, nga kjo gropë ku janë futur: O gjeni një rrugë, o hapni një rrugë, o hapuni nga rruga që të kalojmë ne të tjerët dhe të vazhdojmë përpara. Në këtë javë do duhet të marrim një vendim, o gjeni rrugë, o të hapin një rrugë, o të hapen komplet nga rruga që ne të tjerët të vazhdojmë përpara punën në Tiranë. Ne sot i shohim njerëzit në sy në të gjithë katundet tona. I shohim njerëzit në sy në Qeha, që është një nga fshatrat që ka një qendër fshati që duam ta kthejmë në standard për të gjithë fshatrat e tjerë”, deklaroi Veliaj.
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Veliaj inspektim në shkollat ‘Mustafa Greblleshi’ dhe ‘Sandër Prosi’: Me mure rrethuese dhe terrene të reja sportive për fëmijët
19 Dhjetor 2024, 14:06
-
LIVE- Përplasje në Kuvend, 'mollë sherri' Bashkim Ulaj dhe interpelanca me Ballukun! Shehaj bllokon 4 orë foltoren, Spiropali e përjashtoi, Noka e shtyn me forcë
19 Dhjetor 2024, 08:07
-
Mero Baze: SPAK dhe si një radiografi e demokracisë në PD
18 Dhjetor 2024, 22:31
-
Tiranë/ 7 objekte mësimore janë në proces ndërtimi ose rikonstruksioni
18 Dhjetor 2024, 18:28
-
Tiranë/ Këshilli Bashkiak miraton buxhetin! Bursa për ekselentët, paketë ushqimore në shkolla! Veliaj: Nga 1 janari pensionistët abone falas! 7 objekte mësimore në rikonstruktim
18 Dhjetor 2024, 18:09
-
Berisha: Komision Hetimor për Portin e Durrësit dhe interpelancë! Falje e gjobave dhe kamatë-vonesave për energjinë! Akuza dhe Dumanit
18 Dhjetor 2024, 13:40
-
Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë
18 Dhjetor 2024, 12:30
-
'Të gjithë le ta marrin një diplomë', Berisha kërkon t'i kthejë Universitetet 'han pa porta'
18 Dhjetor 2024, 11:06
-
PD: Të zgjerohet falja e gjobave, paratë mbrapsht kujt pagoi! Fshini detyrimet për ujë e drita dhe gjobat e policisë
18 Dhjetor 2024, 10:51
-
Dorian Teliti sulmon kryebashkiakun e PD, Fisnik Qosja: Kavaja, një qytet i vdekur
18 Dhjetor 2024, 10:02
-
SHBA edhe një herë 'Jo' Berishës/ Valteri: I vdekur, i pakallur! Tafani: Mesazhi i qartë, 'Mos shkoni tek PD-ja'! Kulluri: Amerikanët kanë problem këtu korrupsionin dhe krimin
17 Dhjetor 2024, 21:41
-
'Nuk ka më protesta klasike', Korreshi në Frontline: Berisha po vijon betejën për non-gratën! Nuk ka marrëveshje me PS-në
17 Dhjetor 2024, 20:12