‘Veri jug’ në Peqin, qyteti i gjelave të detit, fermeri: Si këta nuk gjen askund në Shqipëri - Shqiptarja.com

‘Veri jug’ në Peqin, qyteti i gjelave të detit, fermeri: Si këta nuk gjen askund në Shqipëri

“Peqini, qyteti I gjelave të detit” kështu është titulluar reportazhi i radhës, realizuar me fermerë të vegjël që, sipas traditës prej qindra vjetësh, rrisin nën arat dhe kodrat me ullinj gjelat detit, ndër më të njohurit për shijen e tyre në të gjithë vendin.

Emisioni ‘Veri Jug, në Report Tv, me gazetarin Agim Pipa ka udhëtuar këtë herë drejt qendrës së qytetit, ku ndodhet një gjel deti si vepër arti dhe më pas, ndalesë në fshatin përparim, ku fermeri Erald Çelmeta rrit qindra gjela dhe pula deti.

Pjekja e gjelave me prush në fshatin Pajovë, është një tjetër veçori e zonës.

Emisioni 'Veri Jug', të dielën ora 13.30, nën moderimin e gazetarit Agim Pipa.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
NULL
Ora 15:45
Fermeri në fshatin Pajovë: Bashkimi i tokave në kooperativa private

Erald Çelmeta, fermer në fshatin Pajovë, thotë se gjelat e detit të Peqinit, kanë një “pasaportë” speciale dhe si këta gjeli nuk gjend askund në Shqipëri.

Ai shpjegon largimin e të rinjve nga fshati dhe si zgjidhje, ai mendon se është krijimi i kooperativave ose fermave private.

Emisioni 'Veri Jug', të dielën ora 13.30, nën moderimin e gazetarit Agim Pipa.

NULL
Ora 15:44
Pasioni për rritjen e gjelave të detit, fermeri: Të njohur për shijen e tyre të mirë

Pëllumb Çelmeta, banor në fshatin Pajovë të Peqinit, thotë se, prej qindra vjetësh në familjen e tij, janë rritur gjela deti të zonës, të njohur për shijen e tyre të mirë në të gjithë vendin.

Emisioni 'Veri Jug', të dielën ora 13.30, nën moderimin e gazetarit Agim Pipa.

S.B/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kali: 16/12/2024 04:32

    Anas bustt te gjelit vendosni edhe bustin e deputetit sula,,si gomori me i mire i peqinit,,se peqini mbahet dhe per gomer te forte...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit