Vijon operacioni “Eksplozivi” nëElbasan, prangoset i treti - Shqiptarja.com

Vijon operacioni “Eksplozivi” në
Elbasan, prangoset i treti

ELBASAN-Ishin kthyer në tmerrin e Elbasanit, duke vendosur e shkatërruar prona me tritol, shkatërrohet grupi i Elbasanit

Sot u kap dhe u ndalua një shtetas i dyshuar si bashkëpunëtor i dy ngjarjeve të ndodhura muajin e fundit për vendosjen e lëndës eksplozive e dyshuar tritol.

Specialistët e Sektorit të Krimeve të Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan në vijim të operacionit të koduar eksplozivi bënë ndalimin e shtetasit, Astrit Sinanaj, 38 vjeç banues në Tiranë.

Ndalimi i tij u bë pasi më 7 maj të këtij viti në Lagjen ‘Luigj Gurakuqi” në bashkëpunim me persona të tjerë dyshohet të ketë vendosur lëndë plasëse në tokë poshtë mjetit në pronësi të shtetasit F.V dhe më datë 22.05.2017 në Lagjen “Emin Matraxhiu” dyshohet të ketë vendosur lëndë plasëse në shkallët e një lokali në pronësi të shtetasit L.D.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv, mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 152, 22 dhe 278/1 të Kodit Penal.

Ndërsa dje në pranga në kuader të të njejtit operacion u arrestuan Gentian Kllogjri 38 vjeç dhe Thanas Thoma 38 vjeç, të dy banues në Elbasan.
 

Dy të arrestuarit akuzohen për vendosjen e eksplozivit në dy raste; Më datë 06.05.2017 në Lagjen ‘Luigj Gurakuqi” poshtë mjetit në pronësi të Fuad Verzivollit.
 
Lënda eksplozive ishte vendosur me qëllim shpërthimin e automjetit në pronësi të Fuad Verzivolli që ndodhej i parkuar pranë Teatrit Skampa’.

(d.b/Shqiptarja.com)
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit