Një tjetër grua denoncon dhunën nga bashkëshorti i saj. Një 32-vjeçare nga fshati Guri i zi Shkodër merr guximin ta bëjë publike historinë e saj. Një histori dashurie që lindi në vitin 2009. Zamira dhe Indriti i cili i përket komunitetit rom u martuan shumë shpejt, pas 3 muaj njohje. Gjërat nuk shkuan mirë që prej fillimit, Indriti ishte i papunë dhe jetonte vetëm duke mbledhur kanaçe si dhe ishte konsumues alkooli. Vështirësitë ekonomike në familjen Kudraleti nuk kishin të sosur. Ata jetonin në një shtëpi me qira, ndërsa Zamira e nisi jetën në çift mes dhunës që ushtronte bashkëshorti i saj, Indriti. Ky i fundit ushtronte dhunë sistematike jo vetëm ndaj bashkëshortes por edhe ndaj prindërve të tij, nënë Sabries dhe baba Demirin, këta të fundit e denoncuan disa herë djalin e tyre në polici. Një vit më pas, Zamira mbetet shtatzënë. Për shkak të dhunës nga i shoqi ajo nuk mundte dot të kishte shtatzëni normale, pas dështimeve të njëpasnjëshme, ajo më në fund në vitin 2011 sjell në jetë vajzën e saj të vetme.
Vitet kalonin dhe jeta për Zamirën bëhej edhe më e vështirë, dhunë fizike dhe psikologjike, në gjendje të dehur ose jo Indriti vinte dorë mbi bashkëshorten sa herë ishte në familje.
Zamira vendos t'i japë fund ditëve të zeza të saj, kur largohet nga shtëpia bashkë me vajzën dhe bën dokumentet për divorc.
Në vitin 2017 ajo divorcohet ligjërisht nga Indriti, dhe gjykata vendos që vajza të jetojë më nënën përkundrejt detyrimit ushqimor që kishte babai.
Sot kërcënimet vijojnë, presion nga bashkëshorti dhe familja e tij për t'ia marrë vajzën nënës, e cila arriti ta rimarrë të miturën më 22 prill të këtij viti. Duke thyer urdhrin e gjykatës, i ati ia mori vajzën nënës për afro një vit me radhë, derisa ajo bëri denoncimin. Një vit gjatë të cilit vajza bënte jetë kazaneve duke mbledhur kanaçe.
G.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ekskluzive/ I vranë të birin, babai i Martin Canit flet për Report Tv pas protestës: E pabesueshme, falënderoj shqiptarët që ma lehtësojnë këtë dhimbje (VIDEO)
21 Nëntor 2024, 16:16
-
34 mijë të divorcuar/ 47-vjeçarja për Report Tv: U ndava prej dhunës, kam punuar 3 punë për të rritur djalin! Ish-bashkëshorti s’paguan detyrimet
13 Korrik 2024, 16:16
-
Historia në Lushnje/ Në burg për përdhunimin e një vajze, fëmijët e 63 vjeçarit në 'Pa Gjurmë' kërkojnë drejtësi për të atin
12 Korrik 2024, 17:28
-
U gjet i pajetë me tatuazhin ‘Korça’ në Belgjikë, thirrje për identifikimit e shqiptarit në 'Pa Gjurmë’! Mister shkaqet e vdekjes, dyshohet se familja ndodhet në Shqipëri
25 Qershor 2024, 16:27
-
‘U lidhën me dashuri, por prej 2 vitesh kanë konflikte’, zbardhet padia e Xhensila Myrtezajt dhe kërkesat që ka ndaj Bes Kallakut
3 Qershor 2024, 17:03
-
‘Dështon’ mirëkuptimi! Xhensila dhe Besi në gjykatë për divorc e ndarje pasurie
1 Qershor 2024, 17:19
-
Ndodh e papritura në ‘Pa Gjurme’! Nëna dhe babai kërkojnë djalin e humbur, i riu i suprizon live: Jam mirë
29 Maj 2024, 18:10
-
Si ta bëni dikë t'ju tregojë sekretet e tij
16 Prill 2024, 09:28
-
Pas apelit në ‘Pa Gjurmë’, bebja 11 muajshe e braktisur strehohet në Shtëpinë e Foshnjes! Koçiu: E trazuar nga ngjarja! Denonconi çdo rast
10 Prill 2024, 15:53
-
Si ti riktheheni jetës personale pas një divorci
6 Prill 2024, 15:43
-
Dhjetëra çifte në dyert e gjykatës në Elbasan! Psikologia: Dhuna në familje dhe divorcet cenojnë fëmijët
27 Shkurt 2024, 09:45
-
Mbi 4 mijë prindër s’paguajnë pensionin ushqimor të fëmijës pas divorcit gjatë 2022, KLSH: Arsyet, emigrimi dhe pamundësia
25 Janar 2024, 16:30