Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në burg 14 vjeçarin, nuk i ndryshon masën e sigurisë - Shqiptarja.com

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në burg 14 vjeçarin, nuk i ndryshon masën e sigurisë

Autori dhe viktima, Martin Cani

Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm lë në fuqi vendimin e shkallës së parë për masën e sigurisë “arrest në burg” për 14 vjeçarin, e arrestuar si autor të dyshuar i vrasjes së Martin Canit.

Martin Cani, 14 vjeç, humbi jetën më datë 18 nëntor 2024 pak metra larg shkollës “Fan Noli”, ku studionte gjatë sherrit me të dyshuarin M.P. Gjatë sherrit mbeti i plagosur edhe shoku i tij 14-vjeç, L.M i cili është larguar në Itali për mjekim të specializuar.

Njoftimi i Gjykates se Apelit

Mbi kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është zhvilluar gjykimi lidhur me vlerësimin si të ligjshëm të "arrestimit në flagrancë" dhe caktimin e masës së sigurimit "arrest në burg", parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj te miturit ne konflikt me ligjin shtetasin “….”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Vrasje e kryer në rrethana cilësuese", të parashikuar nga neni 79 shkronja “a” të Kodit Penal.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Shkallës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr….. datë 22.11.2024, ka vendosur:

-Vlerësimin si të ligjshëm të "arrestimit në flagrancë" ndaj shtetasit të mitur në konflikt me ligjin “....”

-Caktimin e mases së sigurimit "arrest në burg", parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit të mitur ne konflikt me ligjin “....”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Vrasje e kryer në rrethana cilesuese", të parashikuar nga neni 79 shkronja “a” të Kodit Penal.

-Ngarkohet Policia Gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi.

-Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshem.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të paraqitur, nga i mituri në konflikt me ligjin shtetasin me iniciale “…”. 

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 17.12.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Elona Mihali, vendosi:

 - Miratimin e vendimit nr…., datë 22.11.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.


Lajmi kryesor:

"Martini u vra për herë të dytë, askush nuk merr përgjegjësi!' Prindërit e 14-vjeçarit letër ambasadës së SHBA e institucioneve shqiptare


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit