Zhdukja e Emiljano Sala/ Ish-e fejuara: Hetoni mafien e futbollit, s’është aksident
Emiliano Sala dhe ish-e dashura Berenice Schkair
Edhe pse kanë rinisur kërkimet shpresat për të gjetur të gjallë futbollistin Emiliano Sala janë të pakta. Avioni me të cilin ai udhëtonte nga Franca në Angli u zhduk nga radarët në kanalin e La Manshit të hënën në mbrëmje. Janë zbardhur fjalët e fundit të futbollistit që një shoku i thotë se ka frikë pasi avioni po rrezohet. Ndërsa ish e fejuara nuk beson se kemi të bëjmë me një aksident.
Kanë rinisur kërkimet për avionin e zhdukur në kanalin e La Manshit në të cilin udhëtonte futbollisti Emiliano Sala. Të hënën në mbrëmje avioni tip Piper është zhdukur nga radarët ndërsa shpresat për të gjetur të mbijetuar argjentinasin janë të pakta. Prindërit e futbollistit janë të dëshpëruar ndërsa mediat zbulojnë mesazhin e fundit audio që Sala u ka dërguar shokëve të tij:
“Kam shumë frikë ,duket se avioni po bie dhe do të bëhemi copë” dëgjohet të ketë thënë futbollisti. Ndërkaq janë zbulur edhe detaje të reja për ngjarjen tragjike. Piloti e ngriti në fluturim avionin në tentativën e katërt pasi në tre të parat ishte e pamundur për shkak të motit të keq. Nga ana tjetër ish e fejuara e Emiliano Sala, Berenice Schkair nuk beson se kemi të bëjmë me një aksident.
Ajo ka shkruar të Twitter:” Hetoni mafien e futbollit pasi nuk besoj në një aksident” postim të cilin më vonë e ka fshirë. Emiliano Sala sapo ishte transferuar nga Nantes tek Cardiff në Angli dhe të hënën ishte kthyer për t’u përshëndetur me shokët e ish-skuadrës. Ai do kthehej në ishull me një avion të pronarit të skuadrës angleze i cili u zhduk në kanalin e La Manshit.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mjeku Edmont Puca: Si të rrisim imunitetin në sezonin e virozave, a duhet të përdorim suplemente apo ushqime të pasura me këto vitamina?
6 Janar, 19:33
-
Mjeku Edmont Puca: Si të rrisim imunitetin në sezonin e virozave, a duhet të përdorim suplemente apo ushqime të pasura me këto vitamina?
4 Janar, 19:23
-
SHBA: Avioni i rrëzuar ne Kazakistan mund të jetë goditur nga një sistem anti-ajror rus
26 Dhjetor 2024, 20:43
-
Gati kallëzimi i ri për Sali Berishën në SPAK, avokati Beqiri: Falsifikoi datën e lindjes
26 Dhjetor 2024, 20:41
-
Mjeku Edmont Puca: Si të rrisim idsa
24 Dhjetor 2024, 16:25
-
Shtohen telashet te Arsenal, Mikel Arteta: Saka mungon gjatë
24 Dhjetor 2024, 16:07
-
begaj
24 Dhjetor 2024, 16:02
-
Kriza e 'Qytetarëve', Guardiola: Kemi thyer rekorde, tani e bëjmë në anën tjetër
24 Dhjetor 2024, 15:54
-
Kasanof takohet me Ramën, shqyrtohet përparimi i Shqipërisë drejt BE-së, transparenca dhe reforma në drejtësi
19 Dhjetor 2024, 17:07
-
Bilanci i 5 vite SPAK: 61 zyrtarë të lartë nën akuzë, Berisha e Meta, 'Vipat'! U sekuestruan 182 mln euro të krimit e korrupsionit
19 Dhjetor 2024, 16:59
-
Metsola: Ndërhyrja ruse në Ballkanin Perëndimor, ndër shqetësimet tona më të ngutshme të sigurisë
19 Dhjetor 2024, 16:56
-
Më pak gjela deti në Zadrimë të Lezhës, fermerët: Ka kosto për t'i rritur dhe në fund nuk arrijmë t'i shesim
19 Dhjetor 2024, 16:51