![1629182101_E8JurXVcAYsZW.jpg](https://shqiptarja.com//uploads/780x440/1629182101_E8JurXVcAYsZW.jpg)
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale për ngjarjen e ndodhur në mesnatë, ku Monumenti i Kulturës "Sarajet e Toptanit" u përfshi nga flakët. Veliaj jep disa detaje të rëndësishme si ndodhi ngjarja.
"Mbrëmë në orën 23h 49 Policia Bashkiake pranë AMK - po, ata që sulmonte Presidenti - kanë njoftuar sallën operative për zjarrvënie pranë Monumentit të Kulturës njohur gjerësisht si Sarajet. Në pak minuta zjarrfikësit e Tiranës kanë shuar zjarrin e qëllimtë në 2 vatra. Në dallim nga shumë objekte për të cilat bëhet zhurmë pa lidhje si Lodrat tek Liqeni apo ngrehina e tallashit te TK, objekti Sarajet ËSHTË monument kulture. Dje, nën stilin e Shkollës Kosova, u tentua djegia e objektit nga dritarja e pasme që pronarët të ndalojnë shpronësimin. Në mesnatë bisedova me KM @ediramaal i cili ka autorizuar shpronësimin e përshpejtuar për Sarajet si një nga aktet e para të qeverise së re. Ta harrojnë që aty do ketë ndërtim, e ta harrojnë që aty do ketë zjarr gjer sa te behet shpronësimi. Nga sot ka nisur regjimi 24h roje! Ngjarjet do rrjedhin si me poshtë: Shpronësim për 18 pronaret (jo të gjithë janë politikane piromanë) Shpallje Muze si ish Legata e Parë Amerikane në Tiranë dhe monument kulture, Rikonstruksion dhe hapje për publikun. Mirënjohje zjarrfiksëve & policisë për mbrëmë!", shkruan Veliaj.
Lajmi kryesor:
I vihet flaka Sarajeve të Toptanëve në Tiranë! VIDEO kur zjarrvënësi ikën me vrap! Veliaj: Do e shpronësojmë! Ta harrojnë që aty do ndërtohet, do bëhet muze
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Preu dorën në makinerinë e një fabrike vaji, ndërron jetë 65 vjeçari
19 Dhjetor 2024, 16:00
-
Tiranë/ Goditën me grusht dhe kërcënuan me thikë 38-vjeçarin, nis hetimi për të miturit
19 Dhjetor 2024, 14:48
-
Tiranë/ Goditi me grusht punonjësin e Policisë, arrestohet 23 vjeçari
19 Dhjetor 2024, 14:41
-
Veliaj inspektim në shkollat ‘Mustafa Greblleshi’ dhe ‘Sandër Prosi’: Me mure rrethuese dhe terrene të reja sportive për fëmijët
19 Dhjetor 2024, 14:06
-
Tiranë/ Shisnin paketa televizive në mënyrë pirate, arrestohen 5 administratorë subjektesh, 3 të tjerë në kërkim
19 Dhjetor 2024, 13:57
-
Tiranë/ Shpërndanin ekstazi në ish-Bllok dhe kthyen portalin në 'shtëpi bari', Gjykata lë në burg 4 gazetarët e portalit 'Publik.al' të Naim Nokës
19 Dhjetor 2024, 13:37
-
Trafikonin kanabis me postë nga SHBA e Tajlanda në Shqipëri, kamuflohej mes makaronave aziatike! 3 të arrestuar, 3 në kërkim (EMRAT+VIDEO)
19 Dhjetor 2024, 11:44
-
Tiranë, arrestohet 42 vjeçari afër shkollës së mesme të bashkuar në Krrabë, kanoste me thikë nxënësit
19 Dhjetor 2024, 10:04
-
Atentati ndaj kushëririt të Inez Hajrullës, i riu rëndë te Trauma! U qëllua me 50 plumba, autorët lëvizën me targa italiane të vjedhura (VIDEO)
19 Dhjetor 2024, 07:50
-
'Një nga ne'/ Kultivon qepë dhe sallatë, njihuni me Bujarin, fermerin e palodhur të Ndroqit: Nëse derdh djersë, merr diçka!
18 Dhjetor 2024, 20:03
-
Tiranë/ 7 objekte mësimore janë në proces ndërtimi ose rikonstruksioni
18 Dhjetor 2024, 18:28
-
'Studio Live'/ Qefalia: Shqipëria me hapat e duhur për në BE! Po mendohet shërbimi i detyrueshëm ushtarak! Sidi Hasanaj: Non-gratat përfaqësojnë interesat pro-ruse
18 Dhjetor 2024, 18:16