Zoti President, nëse doni ta krijoni ju qeverinë, dorëhiquni dhe fitoni zgjedhjet!
Ilir Meta, Gent Cakaj dhe Edi Rama
Presidenti Ilir Meta nuk ka dekretuar emrin e shqiptarit të Kosovës, Gent Cakaj si Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë. Duke shkelur në të dyja këmbët Kushtetutën dhe duke u sjellë si përçarës i unitetit kombëtar, Ilir Meta ka sajuar disa argumenta qesharake sa për të mos thënë “JO” pa asnjë arsye.
Por, Ilir Meta nuk është mjaftuar me kaq në lojën e tij pëçarëse dhe politke njëkohësisht. Ai ka nxjerrë mbrëmë Arben Cicin, shef i kabinetit të Presidentit, i cili është shprehur ne media se gjatë takimit me kryeministrin, Meta i ka propozuar Ramës që t’a bëjë Gent Cakajn ministër Kulture apo çfarëdo lloj ministri tjetër, por jo ministër të Jashtëm.
Por, ku e gjen të drejtën Presidenti që të propozojë se në ç’detyrë ministrore duhet vendosur një person?
Ilir Meta e di shumë mirë se e drejta e zgjedhjes së ministrave është ekskluzivitet i kryeministrit dhe jo e presidentit. Ky i fundit thjeshte firmos emrat e kryeministrit dhe kaq!
Pikërisht përgjigja e kësaj pyetje thelbësore rrëzon Presidentin dhe çdo argument ‘parimor’ që ai pretendon se ka. Ilir Meta i vënë në vështirësi nga presioni i opinionit publik për përçarjen Shqipëri-Kosovë që po krijon, ka nxjerrë një argument absurd për të larë mëkatin e tij ndaj shqiptarit të Kosovës, Gent Cakaj.
Nga ana tjetër, dëshira e tij për të vendosur ministra mund të realizohet. Ilir Meta mjafton të dorëhiqet, të rikthehet de jure në LSI, të fitojë zgjedhjet e ardhshme në 2021-shin dhe të bëjë qeverinë siç ai do. Për sa kohë do vazhdojë të qëndrojë në zyrën e presidentit, ai mund të bëjë për turpin e tij shkelje kushtetuese dhe veprime anti-kombëtare, por jo të kërkojë të krijojë qeverinë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Namir Lapardhaja: Unë jam Zoti juaj më i lartë!
19 Dhjetor 2024, 09:16
-
Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë
18 Dhjetor 2024, 12:30
-
Sulmet e Berishës ndaj Dumanit, Idajet Beqiri: Është në pozitë të vështirë! Saliu mund të prish provat pas lirimit nga 'arresti shtëpiak'
17 Dhjetor 2024, 19:26
-
Nënës së Kryemadhit i kthehet vila te ‘Kodra e Diellit’, Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e banesës vetëm për deputeten e PL
17 Dhjetor 2024, 11:29
-
Kriza me Gjykatën Kushtetuese, Karaj: Zaçaj ka firmosur mandatin e lënë nga Vitore Tusha deri në mars! Flogert Muça: Amerikanët nuk kanë reaguar, ky është mesazhi!
16 Dhjetor 2024, 22:31
-
Meta: Gjykata Kushtetuese në krizë, narkoshteti po shkatërron sovranitetin e popullit
16 Dhjetor 2024, 20:57
-
Iu sekuestruan vilat, Kryemadhi me bastun në Apelin e GJKKO: Më thanë dil nga shtëpia, do jetoj në çadër
16 Dhjetor 2024, 12:45
-
Blushi nga Fieri: Rama 'babai' i korrupsionit, Balluku duhet të ishte në burg! Meta u arrestua sepse i denoncoi, SPAK në kontroll të kryeministrit
15 Dhjetor 2024, 19:31
-
PL: Arrestimi i Metës do të çohet në Strasburg! U izolua padrejtësisht për të mos thënë të vërtetat
14 Dhjetor 2024, 15:30
-
VIDEO - Monika Kryemadhi në GjKKO, shpërthen ndaj gazetarëve: Na e morët shpirtin! S’na latë rehat me marr frymë
13 Dhjetor 2024, 13:36
-
34-vjetori i themelimit të PD, Meta uron Berishën nga burgu: PD më e bashkuar! 2025 do të jetë viti i një ndryshimi historik
12 Dhjetor 2024, 11:16
-
PD feston 34-vjetorin, Berisha ‘thur lavde’ për dhëndrin, Metën dhe ish-‘miqtë’ e tij të ndjerë Olldashi, Pashko, Hajdari dhe Bogdani
11 Dhjetor 2024, 20:57
kuptojeni lojen e dy qafirave: ilir hajdutit po i vjen fundi nga SPAKU dhe don rrumuje dhe konfuzion ne ven , Rama edhe ai po te njejten , me kete rast sali berisha me gjithe zullumqaret perfitojne , akoma se kuptuat qe keta qafira jane lidhur bashke kembe e krye duan destabilizim te vendit
PërgjigjuArsyet e verteta per mosdekretim te Cakaj-t, eshte se plani i Rames ( i mendyar nga Batoni dhe perkrahur nga Hashimi) ka qene qe permes Cakaj-t te shtyhet agjenda e mdryshimit te kufijve te Kosoves, dhe qe kjo te perdoret si “alibi” edhe nga Shqiperia edhe nga Kosova ( ne te vertet nga Edi dhe Hashimi) qe ne momentin e caktuar ne Kosove te thuhet “ qe po na perkrah edhe Shqiperia” dhe ne Shqiperi te thuhet “ ja pra vet Kosovaret e perkrahin kete ide” dhe keshtu te plotesohen agjendat e Hashimit e bandes se tij ( te cilet permes kesaj ndarje shpetojne nga gjynahet e Hages etj). Per kete eahte ven ne dijeni Meta ( nga Ramushi, Albini etj) dhe thjesht nuk mund ta lejoj nje agjende te tille - sepse nje gje e tille eshte kunder vijes shteterore te Kosoves dhe Shqiperise si dhe kunder aleateve te Kosoves ( USA, Gjermanise, Britanise, Frances etj). Tema e korigjimit te kufijve perkrahet vetem nga Serbia - dhe synimin kryesor e ka shkeputjen e Republika Srpskes nga Bosnja she bashkangjitjen e saj Serbis.
PërgjigjuSakt dhe shkurt. Po nuk e le dot presidencen se nuk fiton kurre LSI, flijeni mendjen. Do te haje ne dy kazana.
PërgjigjuSpaku Met hajduti
Përgjigju