Zyrtarizimi i gjuhës shqipe në Maqedoni/ Meta mesazh urimi: Ngjarje historike dhe kuptimplote për shqiptarët
Ilir Meta, Presidenti i Republikës
Një hap të rëndësishëm historik dhe kuptimplotë për shqiptarët e ka konsideruar President i Republikës Ilir Meta mbylljen me sukses të procesit të miratimit të Ligjit për përdormin e gjuhëve në Maqedoni, përmes të cilit vendoset zyrtarisht përdorimi i Gjuhës Shqipe si gjyhë zyrtare e shtetit. Përmes një mesazhi urimi dërguar Kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi Presidenti Meta shprehet se ky është një akt i rëndësishëm historik që i kontribuon vlerave europiane dhe garantimit të të drejtave të demokracisë për qytetarët e të gjitha kombësive që jetojnë në Maqedoni.
"Ju përgëzoj përzemërsisht për përmbylljen me sukses të procesit të miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, ku dhe gjuha shqipe zë zyrtarisht vendin e saj të merituar në Maqedoni. Kjo është një ngjarje historike dhe kuptimplote për shqiptarët, një arritje e madhe dhe e rëndësishme që i kontribuon demokracisë dhe garantimit të të drejtave të barabarta për qytetarët e të gjitha kombësive që jetojnë në Maqedoni. Kjo arritje përbën gjithashtu një hap shumë te rëndësishëm në kuadër të zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit. Shqiptarët kanë qenë gjithmonë të orientuar drejt vlerave euroatlantike dhe në rastin konkret demonstruan një maturi të admirueshme dhe qëndrim konstruktiv. E vlerësoj jashtëzakonisht shumë rolin që Ju personalisht keni luajtur në këtë drejtim, duke i bërë krenarë jo vetëm shqiptarët e Maqedonisë, por të gjithë shqiptarët, kudo që ata jetojnë.Së bashku me urimet për suksese të mëtejshme në zbatimin sa më të mirë të ligjit, ju dërgoj dhe përshëndetjet e mia më të mira e vëllazërore", shprehet Presidenti Ilir Meta.
Kryetari i Kuvendit maqedonas, Talat Xhaferi një ditë më parë firmosi Ligjin për gjuhët, me të cilin zyrtarizohet përdorimi i gjuhës shqipe në nivel të shtetit. Ligji është botuar të martën në Gazetën Zyrtare dhe pritet të hyjë menjëherë në fuqi.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Namir Lapardhaja: Unë jam Zoti juaj më i lartë!
19 Dhjetor 2024, 09:16
-
Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë
18 Dhjetor 2024, 12:30
-
Sulmet e Berishës ndaj Dumanit, Idajet Beqiri: Është në pozitë të vështirë! Saliu mund të prish provat pas lirimit nga 'arresti shtëpiak'
17 Dhjetor 2024, 19:26
-
Nënës së Kryemadhit i kthehet vila te ‘Kodra e Diellit’, Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e banesës vetëm për deputeten e PL
17 Dhjetor 2024, 11:29
-
Meta: Gjykata Kushtetuese në krizë, narkoshteti po shkatërron sovranitetin e popullit
16 Dhjetor 2024, 20:57
-
Iu sekuestruan vilat, Kryemadhi me bastun në Apelin e GJKKO: Më thanë dil nga shtëpia, do jetoj në çadër
16 Dhjetor 2024, 12:45
-
Blushi nga Fieri: Rama 'babai' i korrupsionit, Balluku duhet të ishte në burg! Meta u arrestua sepse i denoncoi, SPAK në kontroll të kryeministrit
15 Dhjetor 2024, 19:31
-
PL: Arrestimi i Metës do të çohet në Strasburg! U izolua padrejtësisht për të mos thënë të vërtetat
14 Dhjetor 2024, 15:30
-
VIDEO - Monika Kryemadhi në GjKKO, shpërthen ndaj gazetarëve: Na e morët shpirtin! S’na latë rehat me marr frymë
13 Dhjetor 2024, 13:36
-
34-vjetori i themelimit të PD, Meta uron Berishën nga burgu: PD më e bashkuar! 2025 do të jetë viti i një ndryshimi historik
12 Dhjetor 2024, 11:16
-
PD feston 34-vjetorin, Berisha ‘thur lavde’ për dhëndrin, Metën dhe ish-‘miqtë’ e tij të ndjerë Olldashi, Pashko, Hajdari dhe Bogdani
11 Dhjetor 2024, 20:57
-
Mars 2008/ Akuza e rëndë në sallën e kuvendit, Ilir Meta: Ju nuk e dini, por Sali Berisha ka qenë kundër bombardimeve të NATO-s në Kosovë
7 Dhjetor 2024, 11:33