Washington, stilistja shqiptare me fustanin flamur kuq e zi, në sfilatën me kauzën ‘trafikimi njerëzor’

12 Dhjetor 2024, 12:09

Washington, stilistja shqiptare për fëmijë prezanton fustanin me flamurin kuq e zi, në sfilatën me kauzën globale të trafikimit njerëzor. Në sfilatën mes shumë stilistëve të tjerë nga mbarë bota stilistja shqiptare Gerta Çami ka prezantuar një nga krijimet e saj më të bukura siç është flamuri i bukur shqiptar i kthyer në një fustan princeshash dhe shumë modele të tjera. Për të na rrëfyer mbi emocionet e këtij evenimenti, si arriti të merrte pjesë si stiliste në këtë sfilatë prestigjioze me një kauzë shumë të fortë, flasim në studion e “Rreze Dielli” nëpërmjet një lidhje skype nga Amerika me stilisten e re Gerta Çami.