Deputeti i opozitës Parlamentare Alban Zeneli ka folur për arrestimin e Henri Çilit, duke thënë se drejtësia duhet të shkojë deri në fund. Në lidhje me reformën në drejtësi dhe vettingun, ai tha se dhe media duhet të bëhet pjesë e saj pasi në këto 30 vite është parë influenca e madhe dhe negative që ajo ka pasur në dëm të shoqërisë shqiptare.
'Në këto 30 vite jemi mësuar me njerëz të paprekshëm në çdo fushë dhe nuk është e arsyeshme që të bëhet vetting vetëm në drejtësi e polici, por dhe media e institucione të tjera të kalojnë në vetting. Media ka pasur një ndikim negativ dhe influencë në lidhje me shumë vendime duke dëmtuar shoqërinë shqiptare. Unë e njoh Çilin vetëm nga media dhe uroj që e vërteta dhe e drejta të shkojnë deri në fund. Reforma në drejtësi nuk ka pse merret vetëm me njerëz dytësor apo tretësor të krimit të organizuar, por çdo njeri duhet të jetë i barabartë para ligjit dhe subjekt i tij', tha Zeneli.
Botuesi dhe pronari i UET-së, Henri Çili u arrestua nën dyshimet se ka ndërhyrë në Gjykatën e Lartë për të siguruar favore për dy vëllezërit Arbjon dhe Alban Aliko, i pari i dënuar me burgim të përjetshëm dhe i dyti me 17 vite e 6 muaj burg, me vendim të formës së prerë, për vrasjen e një efektivi të policisë në Lazarat, gjatë aksionit të vitit 2015 kundër kultivimit të marijuanës. Henri Çili është vënë nën akuzë për veprat penale “Mashtrimi”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm tek gjyqtari”, dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale”.
Lajmi kryesor:
Zeneli në '45 minuta': Meta kërkon të marrë rolin e lidershipit të opozitës! Vetting edhe në media, influencë negative në 30 vite (VIDEO)
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Namir Lapardhaja: Unë jam Zoti juaj më i lartë!
19 Dhjetor 2024, 09:16
-
Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë
18 Dhjetor 2024, 12:30
-
Sulmet e Berishës ndaj Dumanit, Idajet Beqiri: Është në pozitë të vështirë! Saliu mund të prish provat pas lirimit nga 'arresti shtëpiak'
17 Dhjetor 2024, 19:26
-
Nënës së Kryemadhit i kthehet vila te ‘Kodra e Diellit’, Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e banesës vetëm për deputeten e PL
17 Dhjetor 2024, 11:29
-
Meta: Gjykata Kushtetuese në krizë, narkoshteti po shkatërron sovranitetin e popullit
16 Dhjetor 2024, 20:57
-
Iu sekuestruan vilat, Kryemadhi me bastun në Apelin e GJKKO: Më thanë dil nga shtëpia, do jetoj në çadër
16 Dhjetor 2024, 12:45
-
Blushi nga Fieri: Rama 'babai' i korrupsionit, Balluku duhet të ishte në burg! Meta u arrestua sepse i denoncoi, SPAK në kontroll të kryeministrit
15 Dhjetor 2024, 19:31
-
PL: Arrestimi i Metës do të çohet në Strasburg! U izolua padrejtësisht për të mos thënë të vërtetat
14 Dhjetor 2024, 15:30
-
VIDEO - Monika Kryemadhi në GjKKO, shpërthen ndaj gazetarëve: Na e morët shpirtin! S’na latë rehat me marr frymë
13 Dhjetor 2024, 13:36
-
34-vjetori i themelimit të PD, Meta uron Berishën nga burgu: PD më e bashkuar! 2025 do të jetë viti i një ndryshimi historik
12 Dhjetor 2024, 11:16
-
PD feston 34-vjetorin, Berisha ‘thur lavde’ për dhëndrin, Metën dhe ish-‘miqtë’ e tij të ndjerë Olldashi, Pashko, Hajdari dhe Bogdani
11 Dhjetor 2024, 20:57
-
Mars 2008/ Akuza e rëndë në sallën e kuvendit, Ilir Meta: Ju nuk e dini, por Sali Berisha ka qenë kundër bombardimeve të NATO-s në Kosovë
7 Dhjetor 2024, 11:33