Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi e ka cilësuar pjesëmarrjen në votime të jashtëzakonshëm në qytetin e Elbasanit, ndërsa i bëri thirrje kundërshtari që dhe ata të ndjekin këtë model të saj duke votuar për përzgjedhjen e kandidatëve si dhe të ndahet nga krimi i organizuar. Bardhi duket se nuk e ka ndjekur zhvillimet e fundit , pasi paraditen e sotme kryeministri Rama prezantoi platformën online ku anëtarësia do të jap vlerësimet tyre për kandidat, një vlerësim me integritet dhe pa manipulime ashtu sikur tha Rama. Madje kryeministri ka ironizuar grumbullimin e njerëzve për të votuar dikë që nuk e pëlqen një mënyrë që nuk është parë kurrë më herët, ku në shumicën e qarqeve konfirmohen të gjithë dhe se nuk kuptohet për çfarë vlen ky votim, duke e cilësuar si farsë qesharake.
"Sot kemi nisur në degën Elbasanit procesin e konfirmimit të kandidatëve nga anëtarët e partisë, procesi ka nisur në orën 10:00 dhe ka një pjesëmarrje të jashtëzakonshme të anëtarëve të partisë dhe eksperienca në qarqet e tjera ka treguar një interes të jashtëzakonshëm të qytetarëve dhe anëtarëve për tu përfshirë në këtë proces. PD është aktualisht e vetmja parti që po përzgjedh kandidatë në konsultim më anëtarët e partisë duke treguar një model dhe një shembull të jashtëzakonshëm në vendin tonë. Uroj që dhe partitë kundërshtare të ndjekin modelin tonë, pasi një përfaqësues i zgjedhur nga qytetarët është përfaqësues që punon në interes të tyre. Apeli im për kundërshtarin tone politik është të heq dorë nga përzgjedhja e kandidatëve me krimin e organizuar. Gjithmonë ka vend për përmirësim, për më shumë emra se sa janë përzgjedhur nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve, lista është e denjë që përfaqëson qytetarinë e Elbasanit dhe jam i bindur se edhe pas konfirmimit apo kontestimit që do bëjnë sot anëtarët e partisë sot, lista finale që do i paraqitet qarkut të Elbasanit do të jetë një listë e denjë dhe ekipi më i mirë i fitores së PD-së", tha Bardhi.
Lajmi kryesor:
Qarku Elbasan voton sot 45 kandidatët e PD, Bardhi: Kundërshtari të ndjekë modelin tonë, të ndajë kandidatët nga krimi (VIDEO)
I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trafikonin kanabis me postë nga SHBA e Tajlanda në Shqipëri, kamuflohej mes makaronave aziatike! 3 të arrestuar, 3 në kërkim (EMRAT+VIDEO)
19 Dhjetor 2024, 11:44
-
LIVE- Përplasje në Kuvend, 'mollë sherri' Bashkim Ulaj dhe interpelanca me Ballukun! Shehaj bllokon 4 orë foltoren, Spiropali e përjashtoi, Noka e shtyn me forcë
19 Dhjetor 2024, 08:07
-
Mero Baze: SPAK dhe si një radiografi e demokracisë në PD
18 Dhjetor 2024, 22:31
-
Aksident në aksin Librazhd-Prrenjas/ Makinat përplasen me njëra-tjetrën, njëra përfundon e kthyer përmbys
18 Dhjetor 2024, 14:31
-
Në kërkim për 'Masakrën e Bradasheshit’ më 2018 me 3 të vrarë, GJKKO pezullon me 1 vit gjyqin ndaj Mikael Qosjas! Dyshohet se fshihet në Spanjë
18 Dhjetor 2024, 13:58
-
Berisha: Komision Hetimor për Portin e Durrësit dhe interpelancë! Falje e gjobave dhe kamatë-vonesave për energjinë! Akuza dhe Dumanit
18 Dhjetor 2024, 13:40
-
Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë
18 Dhjetor 2024, 12:30
-
'Të gjithë le ta marrin një diplomë', Berisha kërkon t'i kthejë Universitetet 'han pa porta'
18 Dhjetor 2024, 11:06
-
PD: Të zgjerohet falja e gjobave, paratë mbrapsht kujt pagoi! Fshini detyrimet për ujë e drita dhe gjobat e policisë
18 Dhjetor 2024, 10:51
-
Dorian Teliti sulmon kryebashkiakun e PD, Fisnik Qosja: Kavaja, një qytet i vdekur
18 Dhjetor 2024, 10:02
-
SHBA edhe një herë 'Jo' Berishës/ Valteri: I vdekur, i pakallur! Tafani: Mesazhi i qartë, 'Mos shkoni tek PD-ja'! Kulluri: Amerikanët kanë problem këtu korrupsionin dhe krimin
17 Dhjetor 2024, 21:41
-
'Nuk ka më protesta klasike', Korreshi në Frontline: Berisha po vijon betejën për non-gratën! Nuk ka marrëveshje me PS-në
17 Dhjetor 2024, 20:12