FOTO/ Bllokohet lokali në Elbasan ku u helmuan 44 dasmorë, tek "Laguna Blu" këndonin edhe VIP-a (Detaje)
Report Tv mëson se të gjithë dasmorët janë helmuar në lokalin Laguna Blu që ndodhet në unazën e këtij qyteti. Pas ngjarjes raportohet se lokali u bllokua nga AKU.
Të paktën 44 dasmorë të pranishëm në tre dasma të zhvilluara të shtunën dhe të dielën në Elbasan u helmuan nga ushqimi. Report Tv mëson se të gjithë dasmorët janë helmuar në lokalin "Laguna Blu" që ndodhet në unazën e këtij qyteti. Ndërkohë që AKU-së iu deshën disa ditë që të merrte masa e të bllokonte lokalin në fjalë.
Lokali rezulton të ketë pasur mungesë të rëndë të kushteve higjeno-sanitare dhe mungesë të dokumentacionit shoqërues për produktet që iu gjetën brenda gjatë inspektimit. AKU gjithashtu mori edhe masën administrative gjobë në vlerën 700.000 lekë.
"Nga verifikimi i subjektit të shtetasit Manol Musaj rezultoi se kishte mungesë të rëndë të kushteve higjeno-sanitare si dhe mungesë të dokumentacionit shoqërues(gjurmueshmëri). Në momentin e inspektimit në subjekt, ndodheshin 12 kg mish vici, 40 kokrra veze, 25 kg mish gici, 5 kg djathë i bardhë si dhe 4 kg djathtë kaçkavall pa etiketë. Për produktet e gjendura në subjekt u realizua marrja e mostrave me qëllim kryerjen e analizave për prezencë të Salmonelës",- sqaron AKU.
Ne foto, posteri i koncertit
Për helmimet u prononcua më herët edhe Luan Rrapi, nëndrejtor i spitalit rajon në Elbasan, i cili saktësoi se në urgjencën e këtij spitali kanë shkuar 44 persona, mes tyre edhe dy fëmijë. 31 prej të helmuarve vazhdojnë të qëndrojnë të shtruar në spital.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mjeku Edmont Puca: Si të rrisim imunitetin në sezonin e virozave, a duhet të përdorim suplemente apo ushqime të pasura me këto vitamina?
6 Janar, 19:33
-
Mjeku Edmont Puca: Si të rrisim imunitetin në sezonin e virozave, a duhet të përdorim suplemente apo ushqime të pasura me këto vitamina?
4 Janar, 19:23
-
SHBA: Avioni i rrëzuar ne Kazakistan mund të jetë goditur nga një sistem anti-ajror rus
26 Dhjetor 2024, 20:43
-
Gati kallëzimi i ri për Sali Berishën në SPAK, avokati Beqiri: Falsifikoi datën e lindjes
26 Dhjetor 2024, 20:41
-
Mjeku Edmont Puca: Si të rrisim idsa
24 Dhjetor 2024, 16:25
-
Shtohen telashet te Arsenal, Mikel Arteta: Saka mungon gjatë
24 Dhjetor 2024, 16:07
-
begaj
24 Dhjetor 2024, 16:02
-
Kriza e 'Qytetarëve', Guardiola: Kemi thyer rekorde, tani e bëjmë në anën tjetër
24 Dhjetor 2024, 15:54
-
Kasanof takohet me Ramën, shqyrtohet përparimi i Shqipërisë drejt BE-së, transparenca dhe reforma në drejtësi
19 Dhjetor 2024, 17:07
-
Bilanci i 5 vite SPAK: 61 zyrtarë të lartë nën akuzë, Berisha e Meta, 'Vipat'! U sekuestruan 182 mln euro të krimit e korrupsionit
19 Dhjetor 2024, 16:59
-
Metsola: Ndërhyrja ruse në Ballkanin Perëndimor, ndër shqetësimet tona më të ngutshme të sigurisë
19 Dhjetor 2024, 16:56
-
Më pak gjela deti në Zadrimë të Lezhës, fermerët: Ka kosto për t'i rritur dhe në fund nuk arrijmë t'i shesim
19 Dhjetor 2024, 16:51