Gara për kreun e KLSH/ Kush është Vitore Tusha, gjyqtarja që la në burg Fatos Nanon dhe kaloi me sukses Vetting-un
Vitore Tusha, gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese dhe kryetare e KED
E propozuar nga presidenti Ilir Meta dhe kryeparlamentari Gramoz Ruci për të marrë drejtimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit si një personalitet me integritet të lartë moral dhe shoqëror, gjyqtarja Vitore Tusha vjen jo rastësisht në këtë post.
Gjyqtarja Vitore Tusha është me një eksperiencë shumë-vjeçare në sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, është gjyqtarja e parë shqiptare e cila kaloi me sukses procesin e Vettingut.
Tusha u paraqit para KPK-së në 5 prill me një makinë modeste dhe e buzëqeshur, në krahasim me ato të shumë kolegëve të saj. Ajo mban gradën doktore shkencash. Tusha është anëtare e Gjykatës Kushtetuese që prej vitit 2008. Tusha është zgjedhur si kryetare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Lindur më 26 nëntor 1960 në Tiranë, gjyqtarja e Kushtetueses, Vitore Tusha, njihet si gjyqtarja që la në burg ish-kryetarin dhe ish-kryeministrin socialist, Fatos Nano.
Në nëntor të vitit 1995 , Tusha rrëzoi kërkesën e ish-Kryeministrit Fatos Nano, i cili kërkoi lirim të parakohshëm nga burgu pasi ishte dënuar me 12 vite heqje lirie.
Lajmi kryesor:
Gara për kreun e KLSH, Meta dhe Ruçi dërgojnë në Kuvend Vitore Tushën, gjyqtaren e Gjykatës Kushtetuese
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja 'Metamorfoza'/ Kërkesa e biznesmenit Pëllumb Gjoka për pavlefshmëri të përgjimeve nga Sky ECC, Kushtetuesja tërhiqet për vendim
19 Dhjetor 2024, 15:05
-
Namir Lapardhaja: Unë jam Zoti juaj më i lartë!
19 Dhjetor 2024, 09:16
-
Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë
18 Dhjetor 2024, 12:30
-
Sulmet e Berishës ndaj Dumanit, Idajet Beqiri: Është në pozitë të vështirë! Saliu mund të prish provat pas lirimit nga 'arresti shtëpiak'
17 Dhjetor 2024, 19:26
-
Ripërtëritja e Kushtetueses/ Syri kërcënon anëtarët e Gjykatës: Burg nëse ndërprisni mandatin e gruas së Andi Bejtjes, shefit të lajmeve te Syri Tv
17 Dhjetor 2024, 16:47
-
Seanca për mbarimin e mandatit të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj shtyhet për 23 dhjetor
17 Dhjetor 2024, 16:18
-
Nënës së Kryemadhit i kthehet vila te ‘Kodra e Diellit’, Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e banesës vetëm për deputeten e PL
17 Dhjetor 2024, 11:29
-
Kriza me Gjykatën Kushtetuese, Karaj: Zaçaj ka firmosur mandatin e lënë nga Vitore Tusha deri në mars! Flogert Muça: Amerikanët nuk kanë reaguar, ky është mesazhi!
16 Dhjetor 2024, 22:31
-
Spahiu: Përplasja e Gjykatës së Lartë me Kushtetuesen, rast i paprecedent në historinë e Shqipërisë
16 Dhjetor 2024, 21:53
-
Meta: Gjykata Kushtetuese në krizë, narkoshteti po shkatërron sovranitetin e popullit
16 Dhjetor 2024, 20:57
-
Profesionet e Lira, Tabaku te Ekonomia: Akti Normativ i vonuar, t'u falen gjobat e kamatat
16 Dhjetor 2024, 14:43
-
Gjykata e Kushtetuese shtyn vendimin për Holta Zaçaj! I jep kohë kryetares të paraqesë opinionin e vet
16 Dhjetor 2024, 14:13