Zbardhen detaje të reja në lidhje me ngjarjen e një dite më parë ku në zonën e Valiasit u raportua për një grabitje me armë zjarri. Burime nga policia bëjnë me dije se punonjësi i një argjendarie, Luis Balliu dhe agjenti i krimeve pranë Komisariatit nr.4, Egzon Mustavataj, janë grabitur nën kërcënimin e armës nga dy persona që ende nuk janë identifikuar nga policia.
Mësohet se atyre u është grabitur një varëse floriri me vlerë 8 milionë lekë. Sipas hetimeve, Balliu kishte për qëllim që të shiste varësen e shtrenjtë një personi tjetër me të cilin kishin folur në rrjetet sociale dhe takimin e kishin lënë në vendin ku i kishte thënë blerësi. Punonjësi i argjendarisë pasi ka patur një varëse të shtrenjtë ka lajmëruar shokun e tij, efektivin e policisë së Komisariatit nr. 4.
Sipas dëshmisë së tyre, pasi kanë mbërritur në vendin e kërkuar nga klienti, një automjet me ngjyrë të zezë, tip "Golf 5", me targa te huaja, ka ndaluar afër tyre. Nga mjeti kanë dalë dy persona të maskuar me kapuç dhe shall ku njëri prej tyre mbante një automatik në dorë. Dyshohet se autori madje ka qëlluar në ajër për të frikësuar dy personat.
Më pas autori tjetër ka hapur derën e makinën që ndodheshin Balliu dhe Mustavataj dhe i ka marrë varësen me vlerë 8 milionë lekë të vjetra. Menjëherë më pas punonjësi i argjendarisë ka shkuar në komisariatin nr. 5 dhe ka bërë kallëzimin.
Efektivi i policisë në momentin që ka ndodhur ngjarja ka pasur me vete pistoletën e shërbimit, por që nuk e ka përdorur. Në vendngjarje është gjetur një gëzhojë që dyshohet se i përket automatikut të autorëve.
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Preu dorën në makinerinë e një fabrike vaji, ndërron jetë 65 vjeçari
19 Dhjetor 2024, 16:00
-
Tiranë/ Goditën me grusht dhe kërcënuan me thikë 38-vjeçarin, nis hetimi për të miturit
19 Dhjetor 2024, 14:48
-
Tiranë/ Goditi me grusht punonjësin e Policisë, arrestohet 23 vjeçari
19 Dhjetor 2024, 14:41
-
Veliaj inspektim në shkollat ‘Mustafa Greblleshi’ dhe ‘Sandër Prosi’: Me mure rrethuese dhe terrene të reja sportive për fëmijët
19 Dhjetor 2024, 14:06
-
Tiranë/ Shisnin paketa televizive në mënyrë pirate, arrestohen 5 administratorë subjektesh, 3 të tjerë në kërkim
19 Dhjetor 2024, 13:57
-
Tiranë/ Shpërndanin ekstazi në ish-Bllok dhe kthyen portalin në 'shtëpi bari', Gjykata lë në burg 4 gazetarët e portalit 'Publik.al' të Naim Nokës
19 Dhjetor 2024, 13:37
-
Trafikonin kanabis me postë nga SHBA e Tajlanda në Shqipëri, kamuflohej mes makaronave aziatike! 3 të arrestuar, 3 në kërkim (EMRAT+VIDEO)
19 Dhjetor 2024, 11:44
-
Tiranë, arrestohet 42 vjeçari afër shkollës së mesme të bashkuar në Krrabë, kanoste me thikë nxënësit
19 Dhjetor 2024, 10:04
-
Atentati ndaj kushëririt të Inez Hajrullës, i riu rëndë te Trauma! U qëllua me 50 plumba, autorët lëvizën me targa italiane të vjedhura (VIDEO)
19 Dhjetor 2024, 07:50
-
'Një nga ne'/ Kultivon qepë dhe sallatë, njihuni me Bujarin, fermerin e palodhur të Ndroqit: Nëse derdh djersë, merr diçka!
18 Dhjetor 2024, 20:03
-
Tiranë/ 7 objekte mësimore janë në proces ndërtimi ose rikonstruksioni
18 Dhjetor 2024, 18:28
-
'Studio Live'/ Qefalia: Shqipëria me hapat e duhur për në BE! Po mendohet shërbimi i detyrueshëm ushtarak! Sidi Hasanaj: Non-gratat përfaqësojnë interesat pro-ruse
18 Dhjetor 2024, 18:16