Mesazhet e automatizuara të Këlliçit! Qytetari: Ku e gjetët numrin tim? Belo ia lë seen! Mister burimi i parave për aktivitetet
Posteri i Belind Këlliçit ku nxjerr gishtin e mesit
Koalicioni i çiftit Berisha-Meta ‘Bashkë Fitojmë’ ka intensifikuar shpenzimet në fushatën zgjedhore, ndërkohë që nga buxheti i shtetit ka në dispozicion vetëm 15 milionë lekë, si dhe disa donacione të pretenduara, vlera e të cilave nuk dihet ende.
Belind Këlliçi, i cili pretendon se e ndihmon vëllai me para për të përballuar koston e jetesës, ka punësuar një ushtri me njerëz në fushatën “call center”, ku përveç telefonatave, ka intensifikuar edhe mesazhet automatike që u dërgon qytetarëve të Tiranës.
Në një prej rasteve më të fundit, një qytetar, të cilit i ka mbërritur një, mesazh për të votuar të dielën për Këlliçin, e pyet me shpresë se do të marrë përgjigje, se ku e ka gjetur numrin e tij dhe nëse kjo është një vjedhje e të dhënave personale që po u bëhet në masë qytetarëve.
Ai shkon më tej duke ironizuar edhe një prej akuzave të përsëritura të PD ndaj socialistëve, atë në lidhje me aktivizimin patronazhistëve.
Por, edhe këtë herë numri që Belind Këlliçi u dërgon mesazhe private qytetarëve është jo real, e si i tillë askush nuk mund të marrë përgjigje ndonëse mesazhet nisin me pyetje: Si je? A je i mërzitur….?!
Ky aksion mban të njëjtën pikëpyetje dhe sfidë për organet e ligjzbatuese: Cili është burimi i parave të Belind Këlliçit për shpenzimet e dukshme dhe të pashmangshme elektorale?!
Kushton para fushata intensive me sms të automatike që ka nisur Belind Këlliçi. Kanë një kosto financiare edhe rreth 12 festa që janë organizuar me muzikë në sheshe të ndryshme të Tiranës, çelja e fushatës, aktivitete përmbyllëse, banera në web-e, sponsorizime në Facebook, shpenzime kancelarie, për zyra, staf etj. Ndërkaq, një festë e madhe është planifikuar për mbylljen e fushatës në Sheshin Nënë Tereza në 12 maj.
Kanë vetëm 15 milionë lekë të ligjshme që i përkasin Partisë së Lirisë. Ose të gjitha këto para janë akorduar për fushatën e Belind Këlliçit, duke ua hequr kandidatëve të tjerë, ose fushata e Këlliçit financohet me para të posta, ndoshta me paratë e Familjes Berisha.
SI.E./K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Preu dorën në makinerinë e një fabrike vaji, ndërron jetë 65 vjeçari
19 Dhjetor 2024, 16:00
-
Tiranë/ Goditën me grusht dhe kërcënuan me thikë 38-vjeçarin, nis hetimi për të miturit
19 Dhjetor 2024, 14:48
-
Tiranë/ Goditi me grusht punonjësin e Policisë, arrestohet 23 vjeçari
19 Dhjetor 2024, 14:41
-
Veliaj inspektim në shkollat ‘Mustafa Greblleshi’ dhe ‘Sandër Prosi’: Me mure rrethuese dhe terrene të reja sportive për fëmijët
19 Dhjetor 2024, 14:06
-
Tiranë/ Shisnin paketa televizive në mënyrë pirate, arrestohen 5 administratorë subjektesh, 3 të tjerë në kërkim
19 Dhjetor 2024, 13:57
-
Tiranë/ Shpërndanin ekstazi në ish-Bllok dhe kthyen portalin në 'shtëpi bari', Gjykata lë në burg 4 gazetarët e portalit 'Publik.al' të Naim Nokës
19 Dhjetor 2024, 13:37
-
Trafikonin kanabis me postë nga SHBA e Tajlanda në Shqipëri, kamuflohej mes makaronave aziatike! 3 të arrestuar, 3 në kërkim (EMRAT+VIDEO)
19 Dhjetor 2024, 11:44
-
Tiranë, arrestohet 42 vjeçari afër shkollës së mesme të bashkuar në Krrabë, kanoste me thikë nxënësit
19 Dhjetor 2024, 10:04
-
Atentati ndaj kushëririt të Inez Hajrullës, i riu rëndë te Trauma! U qëllua me 50 plumba, autorët lëvizën me targa italiane të vjedhura (VIDEO)
19 Dhjetor 2024, 07:50
-
'Një nga ne'/ Kultivon qepë dhe sallatë, njihuni me Bujarin, fermerin e palodhur të Ndroqit: Nëse derdh djersë, merr diçka!
18 Dhjetor 2024, 20:03
-
Tiranë/ 7 objekte mësimore janë në proces ndërtimi ose rikonstruksioni
18 Dhjetor 2024, 18:28
-
'Studio Live'/ Qefalia: Shqipëria me hapat e duhur për në BE! Po mendohet shërbimi i detyrueshëm ushtarak! Sidi Hasanaj: Non-gratat përfaqësojnë interesat pro-ruse
18 Dhjetor 2024, 18:16
Po PS qe na ka marre ne tel? Do hetoje komisioneri?
PërgjigjuKetu ku jetoj une,mesazhet qe lene kandidatet dhe partite ne telefon per zgjedhje jane te zakonshme.Gjithemone i shuaj dhe zakonisht i marr me sportivitet.Duket qe ne Shqiperi keto jane nje fenomen i ri dhe jo fort i njohur per shqipot.
PërgjigjuO zog gomari qe rri ne bolet e dy maskarenjve.
PërgjigjuKy eshte neveri, dhe gjoja me shkolle, dhe ate fallso. Te tan non grata kush i shkon mbrapa gomarit madh.
PërgjigjuEdhe mua me erdhi nje mesazh nga Saliu dje.
PërgjigjuI njejti mesazh edhe ne mob tim !? Aspak normale dhe "abuzuese" !! Qytetari
PërgjigjuDhe mua me erdhi nje sms,ku me thuhej qe ishs i merxitur etj,dhe i ktheva pstronzhistit nje pergjigje,qe jo jo nik jam i merzitur ,jam i lumtur.Pd kritikon PS perpatronaxhiste,dhe per vete edhte me keq se ps.Belo dole mashtrus dhe me patronaxhistet dhe me gishtat e mesit. Urime,e shum suksese ne zgjedhje per vendin e 2,ose te 3.tung