Deri mesditën e të mërkurës së 21 gushtit, asnjë prej anëtarëve të familjeve të dy viktimave, mësuesit amerikan Matthew Wertz, dhe bashkëshortes së tij indoneziane nuk ka pasur kërkesë për tërheqjen e trupave nga morgu. Lajmi konfirmohet nga burime të besueshme pranë grupit hetimor dhe korrespondencat që kanë pasur Ministria e Drejtësisë me Institutin e Mjekësisë Ligjore. Kjo e fundit ndodhet ende në pritje të nxjerrjes së shkaqeve përfundimtare të vdekjes së çiftit të bashkëshortëve.
Grupi hetimor i ngritur për krimin në familje ka marrë në pyetje kolegët dhe drejtuesit e kolegjit ku punonte amerikani. Në deklarimet ata kanë thënë se profesori amerikan ishte i qetë dhe nuk ka shfaqur asnjë problematikë për katër vite që ka shërbyer në këtë kolegj apo të ketë ndarë me ta ndonjë shqetësim.
Çifti mësohet se më herët ka jetuar në një banesë tek Unaza e Re dhe vetëm prej një muaji ishin zhvendosur në banesën private pranë shinave të trenit, ku ndodhi ngjarja të cilën e kishin marrë me qira. Nga fqinjët nuk ka deklarime me vlerë për hetimin pasi nuk kanë pasur shumë komunikim me to.
Ndërkohë të njohur të Matthew Wertz thonë se në të shkuarën ka pasur probleme me konsumimin e alkoolit dhe depresionin. Në banesë janë rikthyer ekspertët për të gjetur gjurmë të mundshme të tjera përveç atyre të çiftit të bashkëshortëve. Trupat e tyre i janë nënshtruar ekzaminimeve mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet konkrete të vdekjes, ku paraprakisht dyshohet se burri vrau gruan më pas 2 qentë që mbanin në banesë dhe më pas veten. Trupat vijojnë të qëndrojnë prej ditës së ngjarjes dhe deri më sot në morg.
G.M./S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Preu dorën në makinerinë e një fabrike vaji, ndërron jetë 65 vjeçari
19 Dhjetor 2024, 16:00
-
Tiranë/ Goditën me grusht dhe kërcënuan me thikë 38-vjeçarin, nis hetimi për të miturit
19 Dhjetor 2024, 14:48
-
Tiranë/ Goditi me grusht punonjësin e Policisë, arrestohet 23 vjeçari
19 Dhjetor 2024, 14:41
-
Veliaj inspektim në shkollat ‘Mustafa Greblleshi’ dhe ‘Sandër Prosi’: Me mure rrethuese dhe terrene të reja sportive për fëmijët
19 Dhjetor 2024, 14:06
-
Tiranë/ Shisnin paketa televizive në mënyrë pirate, arrestohen 5 administratorë subjektesh, 3 të tjerë në kërkim
19 Dhjetor 2024, 13:57
-
Tiranë/ Shpërndanin ekstazi në ish-Bllok dhe kthyen portalin në 'shtëpi bari', Gjykata lë në burg 4 gazetarët e portalit 'Publik.al' të Naim Nokës
19 Dhjetor 2024, 13:37
-
Trafikonin kanabis me postë nga SHBA e Tajlanda në Shqipëri, kamuflohej mes makaronave aziatike! 3 të arrestuar, 3 në kërkim (EMRAT+VIDEO)
19 Dhjetor 2024, 11:44
-
Tiranë, arrestohet 42 vjeçari afër shkollës së mesme të bashkuar në Krrabë, kanoste me thikë nxënësit
19 Dhjetor 2024, 10:04
-
Atentati ndaj kushëririt të Inez Hajrullës, i riu rëndë te Trauma! U qëllua me 50 plumba, autorët lëvizën me targa italiane të vjedhura (VIDEO)
19 Dhjetor 2024, 07:50
-
'Një nga ne'/ Kultivon qepë dhe sallatë, njihuni me Bujarin, fermerin e palodhur të Ndroqit: Nëse derdh djersë, merr diçka!
18 Dhjetor 2024, 20:03
-
Tiranë/ 7 objekte mësimore janë në proces ndërtimi ose rikonstruksioni
18 Dhjetor 2024, 18:28
-
'Studio Live'/ Qefalia: Shqipëria me hapat e duhur për në BE! Po mendohet shërbimi i detyrueshëm ushtarak! Sidi Hasanaj: Non-gratat përfaqësojnë interesat pro-ruse
18 Dhjetor 2024, 18:16