TIRANË- Hajdutët nuk kanë kursyer as shtëpinë e mbretëreshës së muzikës shqiptare, Vaçe Zela. Report Tv mëson se disa persona ende të paidentifikuar, kanë vjedhur shtëpinë e Vaçe Zelës në Tiranë, pranë Pazarit të Ri, ku kanë arritur që të marrin një laptop, një medalje dhe orën e burrit të saj.
Nga sa bëjnë me dije burimet, se ka qenë motra e këngëtares së njohur, e cila kujdesët për shtëpinë pas vdekjes së Vaçe Zelës që ka konstatuar vjedhjen dhe ka njoftuar në polici. Ajo ka dëshmuar se e ka kuptuar menjëherë që shtëpia ishte vjedhur sepse dera ishte e hapur.
Kush ishte Vaçe Zela?
Vaçe Zela lindi në Lushnje në vitin 1939. Ajo është gruaja e parë shqiptare e nderuar sa qe gjallë me titullin “Nderi i Kombit. Për më shumë se 40 vjet me interpretimet e paarritshme ajo u bë një mit, duke mbetur këngëtarja më e dashur ndër shqiptarët. Vaçe Zela u largua përfundimisht prej skenës në vitin 1992. Sidoqoftë Vaçe Zela mbetet “Zëri i Jashtëzakonshëm” që mbushte me energji skenat shqiptare duke u bërë idhulli i shumë brezave.
Vaçe Zela ka marrë pjesë në shumë festivale të muzikës në Radio dhe më vonë në Radiotelevizion që prej organizimit të parë të tyre, duke fituar plot 12 çmime të para, një rekord i paarritur deri më sot. Vaçe Zela është fituesja e parë e Festivalit të Parë. Me këngën “Fëmija i parë”, ajo dëshmoi se një yll i muzikës po lindte atë mbrëmje të 26 dhjetorit të vitit 1962. Repertori i saj është shumë i pasur; numërohen me dhjetëra këngë popullore, të lehta, kantata, balada, etj. Ajo ka një kontribut të rëndësishëm edhe në muzikën e filmit, ku ka interpretuar shumë këngë si pjesë e muzikës së filmave.Ikona e muzikës shqiptare, Vaçe Zela ndërroi jetë në vitin 2014 në Bazel të Zvicrës.
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Preu dorën në makinerinë e një fabrike vaji, ndërron jetë 65 vjeçari
19 Dhjetor 2024, 16:00
-
Tiranë/ Goditën me grusht dhe kërcënuan me thikë 38-vjeçarin, nis hetimi për të miturit
19 Dhjetor 2024, 14:48
-
Tiranë/ Goditi me grusht punonjësin e Policisë, arrestohet 23 vjeçari
19 Dhjetor 2024, 14:41
-
Veliaj inspektim në shkollat ‘Mustafa Greblleshi’ dhe ‘Sandër Prosi’: Me mure rrethuese dhe terrene të reja sportive për fëmijët
19 Dhjetor 2024, 14:06
-
Tiranë/ Shisnin paketa televizive në mënyrë pirate, arrestohen 5 administratorë subjektesh, 3 të tjerë në kërkim
19 Dhjetor 2024, 13:57
-
Tiranë/ Shpërndanin ekstazi në ish-Bllok dhe kthyen portalin në 'shtëpi bari', Gjykata lë në burg 4 gazetarët e portalit 'Publik.al' të Naim Nokës
19 Dhjetor 2024, 13:37
-
Trafikonin kanabis me postë nga SHBA e Tajlanda në Shqipëri, kamuflohej mes makaronave aziatike! 3 të arrestuar, 3 në kërkim (EMRAT+VIDEO)
19 Dhjetor 2024, 11:44
-
Tiranë, arrestohet 42 vjeçari afër shkollës së mesme të bashkuar në Krrabë, kanoste me thikë nxënësit
19 Dhjetor 2024, 10:04
-
Atentati ndaj kushëririt të Inez Hajrullës, i riu rëndë te Trauma! U qëllua me 50 plumba, autorët lëvizën me targa italiane të vjedhura (VIDEO)
19 Dhjetor 2024, 07:50
-
'Një nga ne'/ Kultivon qepë dhe sallatë, njihuni me Bujarin, fermerin e palodhur të Ndroqit: Nëse derdh djersë, merr diçka!
18 Dhjetor 2024, 20:03
-
Tiranë/ 7 objekte mësimore janë në proces ndërtimi ose rikonstruksioni
18 Dhjetor 2024, 18:28
-
'Studio Live'/ Qefalia: Shqipëria me hapat e duhur për në BE! Po mendohet shërbimi i detyrueshëm ushtarak! Sidi Hasanaj: Non-gratat përfaqësojnë interesat pro-ruse
18 Dhjetor 2024, 18:16
Vertet k jo edhe mund te ndodh edhe te popujt te tjere, e ne vende te shumeta.Por, kjo nuk eshte dashur te ndodh te ne,mes nesh dhe nga ne.Ikonat kulturore,artistike, kombetare e spor tive te ne jane adhuruar,respektuar e nderuar.Jane rujatur e cmuar per vlera kombetare,Jo te kercnohet,te rrezikohet e plackiten vlerat materiale e shpirterore te tyre,T'ju thehen shtepite dhe t'ju vidhen gjerat familjare e personale.Turp! Turp!!Turp!!Kurre mos u perseritet me askund, e as te ne e mes nesh!
Përgjigjupo si spo habiten e me ju hin ktyne politikanve mjau marr qkat kan
Përgjigjuskifteret, tashme te bllokuar nga Covid, qe nuk levizin dot neper Itali e Spanje e shtete te tjera ku ishin mesuar me bastisje, kane mbetur me "produktin"e vendit, cfare te u dale perpara, e kene per stervitje per te mos haruar zanatin e sa per ndonje doze te vogel pasi ishin mesuar e nuk ja dalin dot.
PërgjigjuPerderisa u publikuan te gjitha te dhenat e shtetasve shteri shqiptar ka marre fund.
Përgjigju