‘K’cimi i Tropojës’ në UNESCO, vallja shqiptare trashëgimi kulturore / Flet nismëtari Haklaj

5 Dhjetor 2024, 13:03

“K’cimi i Tropojës”, një vallëzim i njohur festiv shqiptar, është futur edhe zyrtarisht në Listën Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë, UNESCO. Për të folur për këtë lajm të mirë për vendin tonë, në studion e “Rreze Dielli” do të jetë i ftuar koreografi, valltari dhe profesori Skënder Haklaj, nismëtari që punoi për ta çuar dosjen në UNESCO, për të na sjellë magjinë dhe historikun e kësaj valleje kaq shumë të pëlqyer dhe kërcyer në të gjithë festat tona familjare apo dasma.