Kuvend, Shehaj këmbëngul tek interpelanca me Ballukun për koncesionin 'Thumanë-Kashar' me Gener 2: Beteja ime për vjedhjen 1.3 mld euro! Akuzon PD për pazar me PS

19 Dhjetor 2024, 13:44

I vetëm, deputeti i pavarur Agron Shehaj vijon betejën për të kërkuar interpelancë me zv/kryeministren Belinda Balluku për koncesionin që ajo ka firmosur me kompaninë ‘Gener 2’ të biznesmenit dhe botuesit pranë Berishës Bashkim Ulaj për autostradën Thumanë - Kashar.  Shehaj bllokon foltoren, Spiropali e përjashton por deputeti refuzon të largohet.