Tensione në Kuvend, Shehaj bllokon foltoren! Malaj prezanton pr.ligjin nga vendi

19 Dhjetor 2024, 12:11

Deputeti opozitar Agron Shehaj ka bllokuar foltoren e Kuvendit, pasi kryetarja Elisa Spiropali nuk i dha fjalën për replikë me ministrin Petrit Malaj.

Shehaj ishte jashtë kur u përmend nga Malaj dhe për këtë arsye kryeparlamentarja nuk ia dha fjalën. Deputeti bllokoi foltoren, ndërsa Malaj prezantoi pr.ligjin nga vendi.

Kryetarja e Kuvendit i tërhoqi vëmendjen, duke i kërkuar të ulet në vend. 

“Ulu në vend se do ndërpres të gjithë seancën”, tha kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali.