Vrasja te 'Fan Noli', Alibeaj: Duhet komision i posaçëm parlamentar për fëmijët dhe pasigurinë në shkolla! Të shkojë përtej zgjedhjeve dhe ndasive politike

19 Dhjetor 2024, 16:24

Deputeti Enkelejd Alibeaj ka nënvizuar rëndësinë e krijimit të një komisioni të posaçëm parlamentar për çështjet e sigurisë së fëmijëve në shkolla. Kërkesa është bërë nga tetë deputetë, duke adresuar situata të ndodhura në shkollën "Fan Noli," Fier, dhe Vlorë, që sipas tij, kërkojnë vëmendjen e menjëhershme të parlamentit.