Përfaqësuesi ligjor i “Rithemelimit” Ledio Nuraj tha për Report TV se vendimi i kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj të ankimonte vendimin e Gjykatës së Tiranës që njohu statutin e Kuvendit të Berishës në 11 dhjetor është jo legjitim dhe as që nuk duhet të merret në konsideratë.
Sipas tij Alibeaj është shkarkuar si Nënkryetar i PD dhe si pasojë nuk ka legjitimit për t’u ankuar. Kujtojmë se “Rithemelimi” e ka shkarkuar Alibejan në Kuvendin e 11 dhjetorit.
“Ankimi është jo legjitim, pasi ai është shkarkuar, pra nuk është legjitim për tu ankuar. E drejta e ankimit i jepet palëve pjesëmarrëse në proces sipas Kodit. Nuk është i legjitimuar për të bërë ankim lidhur me vendimin e Gjykatës. Jemi në kushtet që ky ankim nuk duhet të pranohet, nuk është legjitim dhe nuk duhet të merret në konsideratë. Por edhe nëse do të merret në shqyrtim, ky merret në dhomë këshillimi kur ka insistim, po nga i njëjti gjyqtar. Ky shqyrtim u vonua, pasi ka qenë vetë gjyqtari që ka dashur të dorëhiqet, por në fakt rezultoi që ai nuk kishte konflikt interesi.”, tha ai.
I ftuar në “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj sqaroi pretendimet e ngritura nga pala tjetër se “Komisioni i Rithemelimit” ishte i vlefshëm deri më 22 mars. Nuraj tha se mandati nuk ka skaduar, pasi po ai Komision vendimet e të cilit janë pranuar dhe legjitimuar nga Gjykata, vendosi të shtynte afatin deri në rikonstruktimin e degëve.
“Ky mandat nuk i ka mbaruar, pasi është votuar në 11 dhjetor dhe është marrë vendim nga po ai komision që derisa të mbaroi ristrukturimi i degëve, i është shtyrë afati i këtij kuvendi. Mandati nuk ka skaduar! Në 11 dhjetor një nga vendimet ka qenë që Kuvendi deri në 22 mars quhet i mbledhur. Komisioni është në fuqi deri në Kuvendin tjetër.”, u shpreh ai.
J.GJ./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
LIVE- Përplasje në Kuvend, 'mollë sherri' Bashkim Ulaj dhe interpelanca me Ballukun! Shehaj bllokon 4 orë foltoren, Spiropali e përjashtoi, Noka e shtyn me forcë
19 Dhjetor 2024, 08:07
-
Mero Baze: SPAK dhe si një radiografi e demokracisë në PD
18 Dhjetor 2024, 22:31
-
Studio Live/ Dosja 'Toyota Yaris', Petraj: Hetimet u mbyllën por nuk dihet origjina e parave! Softa: Ka mangësi, por besoj do kemi prova të reja
18 Dhjetor 2024, 19:48
-
'Studio Live'/ Qefalia: Shqipëria me hapat e duhur për në BE! Po mendohet shërbimi i detyrueshëm ushtarak! Sidi Hasanaj: Non-gratat përfaqësojnë interesat pro-ruse
18 Dhjetor 2024, 18:16
-
Berisha: Komision Hetimor për Portin e Durrësit dhe interpelancë! Falje e gjobave dhe kamatë-vonesave për energjinë! Akuza dhe Dumanit
18 Dhjetor 2024, 13:40
-
Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë
18 Dhjetor 2024, 12:30
-
'Të gjithë le ta marrin një diplomë', Berisha kërkon t'i kthejë Universitetet 'han pa porta'
18 Dhjetor 2024, 11:06
-
PD: Të zgjerohet falja e gjobave, paratë mbrapsht kujt pagoi! Fshini detyrimet për ujë e drita dhe gjobat e policisë
18 Dhjetor 2024, 10:51
-
Dorian Teliti sulmon kryebashkiakun e PD, Fisnik Qosja: Kavaja, një qytet i vdekur
18 Dhjetor 2024, 10:02
-
SHBA edhe një herë 'Jo' Berishës/ Valteri: I vdekur, i pakallur! Tafani: Mesazhi i qartë, 'Mos shkoni tek PD-ja'! Kulluri: Amerikanët kanë problem këtu korrupsionin dhe krimin
17 Dhjetor 2024, 21:41
-
'Nuk ka më protesta klasike', Korreshi në Frontline: Berisha po vijon betejën për non-gratën! Nuk ka marrëveshje me PS-në
17 Dhjetor 2024, 20:12
-
Ironia e Spahiut: Trump do i heq dekoratën Dumanit dhe Dvoranit, për t’ja dhënë të dyja Berishës
17 Dhjetor 2024, 19:43